Kryeministri Edi Rama ndodhet i ftuar në “Tonight Ilva Tare” në Ora News. Ai ka folur për tullarët e përkohshëm ku dhe tha se për kreun e SHISH s’do ketë propozim tjetër.
Më poshtë pjesë nga intervista:
Tare: Ngritja e KLP-së ka ngecur. Mbani ju përgjegjësi?
Rama: Është humbje kohe kjo bisedë. Ne mbajmë përgjegjësi për çfarë bëjmë për veprimet ose mosveprimet tona.
Tare: E shihni si shqetësues si SHISH, Policia etj janë me titullar të përkohshëm…
Rama: Drejtori i Shërbimit është drejtori i Shërbimit në detyrë. Duhet të marrë miratimin e Presidentit dhe nuk do të ketë propozim tjetër nga unë. Presidenti ka kërkuar kohë dhe ai të marrë kohë sa të dojë. Unë e kam propozuar si drejtor të Shërbimit Informativ.