• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTERVISTA/ Rama: Largimi i Zaev nuk ndikon në “Ballkanin e Hapur”, nisma nuk lidhet me persona të përveçëm
Home
Intervista

INTERVISTA/ Rama: Largimi i Zaev nuk ndikon në “Ballkanin e Hapur”, nisma nuk lidhet me persona të përveçëm

4 November, 2021 s.autor Breaking News, Intervista, Politikë

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për Report Tv nga Beogradi, me gazetarin Denis Minga, foli për nismën ‘Ballkani i Hapur’. Kjo, një nismë që është mbështetur fort nga kreu i qeverisë shqiptare dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

Nëse ka marrë një goditje kjo nismë me zhvillimet në Maqedoninë e Veriut, pas dorëheqjes së kryeministri Zoran Zaev, Rama tha se nuk e beson një gjë të tillë.

Kështu, kryeministri Rama tha se dorëheqja e Zaev pas humbjes në zgjedhjet lokale, nuk ndikon për Maqedoninë e Veriut në nismën ‘Ballkani i Hapur’.

“Nuk e besoj, sepse kjo nuk është një nismë që lidhet me persona, por me të ardhmen e këtij rajoni, dhe më të mirën e vendeve të rajonit. Ne jemi në këtë nismë për interesin e Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe besojmë fort që kjo nismë në funksion të zbatimit praktik të atyre që janë parimet dhe kriteret e Procesit të Berlinit, është e vetmja rrugë për ta jetësuar Procesin e Berlinit, për të gjeruar kapacitetin ekonomik të vendeve tona, dhe patjetër për ta stimuluar më tutje paqen në rajon duke krijuar një atmosferë ku edhe vetë dialogu shumë i vështirë midis Serbisë dhe Kosovës mund të zhvillohet në kushte më inkurajuese.”-tha Rama.

Duke u ndaluar tek Maqedonia e Veriut, kur Rama u pyet nëse një nismë mes dy vendeve, a do të kishte kuptim, tha se pavarësisht se çfarë mund të mendohet apo thuhet, ajo që vlen të diskutohet është ajo që kemi konkretisht.

“Ajo që kemi është se në Maqedoninë e Veriut janë bërë zgjedhjet vendore. Ka pasur një deklarim të kryeministrit atje për tu tërhequr si kryeministër dhe kryetar partie si rezultat i zgjedhjeve, dhe tani duhet parë si do vazhojë ai proces, por s’kemi arsye të ngutemi duke folur me sikure” – tha Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare, u shpreh se ka komunikuar me Zoran Zaev dhe faktorin shqiptar. Teksa u pyet nëse ka një tentativë për ta mbajtur Zaev në pushtet në këto kushte, Rama deklaroi se kjo është punë e tyre si i zgjidhin problemet e brendshme.

“Nuk dua të ndërhyj dhe të komentoj këto gjëra të tyre të brendshme. Një gjë është pak por e sigurt, madje s’është pak, por fjala që bie, kryeministri Zaev ka qenë forcë jashtëzakonisht pozitive për shqiptarët dhe harmoninë në bashkëjetesën ndaj populliut maqedonas dhe shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Ka qenë një forcë pozitive për të afirmuar disa aspekte esenciale për liritë dhe të drejtat e shqiptarëve që deri para ardhjes së tij në pushtet nuk mendoheshin të ndodhnin në një kohë të shkurtër, ai meriton respekt nga të gjithë shqiptarët, pavarësisht qëndrimeve legjitime, kritike, apo opozitare ndaj tij, për arsye të politikës së brendshme në Maqedoninë e Veriut.”-tha kryeministri Edi Rama.

Nëse Shqipëria ka interes që Zaev të vazhdojë të jetë në krye të qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Rama tha se ai ka qenë një forcë pozitive për Shqipërinë dhe çështjet e ngritura prej vitesh, që shqiptarët ndiheshin të kërcënuar.

“Të gjitha këto e bëjnë atë një figurë që do mbetet në historinë e këtyre marrëdhënieve si një katalizator i një ndryshimi historik.”-tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article S*KS ME TRUPA TË VDEKUR/ Zbulohet jeta e tmerrshme e punonjësit të spitalit (FOTO)
Previous article "K SPORTS HOLDING"/ Khabib dhe legjenda Seedorf themelojnë një shkollë unike futbolli

s.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT