Prej muajsh fronti opozitar sa po vjen edhe më po përçahet duke i dhënë fund përrallës së opozitës së bashkuar.
Kanë qënë vetë aleatët e Bashës ata që e kanë konfirmuar një fakt të tillë, ku herë pas here me mesazhe kanë shfaqur pakënaqësitë e tyre në lidhje me aleancën me Partinë demokratike.
Në një interviste ekskluzive për AlpeNews.al, njëri prej aleatëve të “Opozitës së bashkuar” rrëfen mbi polin e tretë dhe premtimet që Basha i ka bërë.
Intervista e plotë:
Java e fundit ka pasur disa aludime dhe deklarata për një pol të tretë si pasojë e zhgënjimit nga Basha dhe PD. Cili është qendrimi juaj në këtë?
Krijimi i një poli të trete është domosdoshmeri per pluralizmin ne Shqiperi, tendenca për sistem bipolar dëmton sistemin ne teresi, për faktin se dy partitë PD e PS po demonstrojnë mungesë të theksuar demokracie në funksionimin e tyre, në demokracine e brendeshme dhe përfaqësim.
Cila është pika ose pikat tuaja të panegociueshme në kërkesat që po i bëni Partisë Demokratike?
Reforma Zgjedhore; ndryshimi i sistemit të zgjedhjeve, votimi dhe numërimi elektronik, administrimi i zgjedhjeve me trupe zgjedhore të depolitizuar, financim të barabartë për partitë politike. Bashkëpunimi si Opozitë e Bashkuar; program minimal, marrëveshje dy palëshe me PD.
Çfarë doni të ndryshoni në kodin elektoral konkretisht?
Sistemin zgjedhor nga propocional rajonal me 12 Qarqe; me një sistem me 6 zona zgjedhore me 20 deputet, votën e emigranteve, administrim të zgjedhjeve me trupe zgjedhore. Financim dhe kohë televizive te barabarte.
Çfare premtimi ju ka bërë Basha?
Basha ka premtuar; organizimin e protestave dhe rrezimin e kësaj qeverie, qeveri kalimtare dhe zgjedhje të parakohshme. Vendim të perbashkët për sistemin zgjedhor, rregulla për financimin, menyrën e koalicionit. Pra, vetëm kushte parimore dhe standarde për zgjedhjet.
Çfarë ju ka thënë ai tani që ju ka shtyrë drejt këtij qendrimi?
Nuk kemi asnjë marrëveshje të detajuar, por vetëm gatishmerine në parim per aksionin politik te Opozites se Bashkuar.
Është thënë shumë herë se do e bëni polin e tretë por deri me tani nuk është bere. Pse duhet tju besojnë votuesit tuaj se këtë herë do të ndodh?
Në këto kushte të emergjencës politike, detyre primare e opozites është bashkimi i saj per të rrezuar qeverine aktuale.
Pra sot, ndoshta nuk mund dhe nuk duhet te flitet për polin e trete. Por në një moment normal, poli i tretë do të mbetet si mundësi dhe domosdoshmeri për realitetin e ri. Që çdo lëvizje dhe forcë e re politike të ketë mundesinë qe të startojë.
Nëse krijohet ky pol i tretë, cilët do të jenë aleatët?
Poli i tretë mendohet të perbehet nga parti parlamentare dhe jo parlamentare; që kanë një historik ne zgjedhje dhe kanë marre mbi 3000 mijë vota në zgjedhje. Duhet të kujtoj se partitë e treta së bashku kanë marrë mbi 400 mijë vota.
Nese as Basha nuk pranon kushtet dhe as ju nuk e beni polin e trete a eshte ky fundi i partive te vogla politike ne Shqiperi?
Nëse Opozita e Bashkuar nuk funksionon ose dështon; poli i tretë mbetet një mundesi e arte për te gjithë.
Përgatiti: AlpeNews.al