• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
INTERVISTA/ Mjeku veteran: Si na mbron vaksina e tuberkulozit. Ja pse antitrupat e saj rezultuan efektivë
Home
Intervista

INTERVISTA/ Mjeku veteran: Si na mbron vaksina e tuberkulozit. Ja pse antitrupat e saj rezultuan efektivë

14 June, 2020 s.autor Aktualitet, Intervista, Sociale

Profesor Vesel Çika, tashmë gati 90- vjeçar, gjysmën e jetës e ka kaluar në Institutin e Shëndetit Publik si mjek epidemiolog, që është përballur me të gjitha sëmundjet ngjitëse që ka kaluar vendi qysh nga vitet ‘60.

Për gati 40 vite, ai ka drejtuar studimet për infeksionet e ndryshme, shpërthimet e gripit, skarlatinës, tuberkulozit, fruthit, meningjitit, tifos e të tjera. Është një nga ekspertët e vlerësuar jo vetëm nga ish-kolegët, por edhe nga epidemiologët që operojnë sot në vijën e parë të luftës kundër koronavirusit.

Interesimit të gazetës “Panorama” për vlerësimin e ecurisë së pandemisë në vendin tonë, profesor Çika i përgjigjet me modesti, duke pohuar se u takon atyre që përballen dita-ditës me këtë virus vdekjeprurës ta thonë fjalën e tyre.

Megjithatë, eksperti i njohur, duke iu rikthyer kohës kur shkëlqente në krye të detyrës kundër sëmundjeve ngjitëse, shtjellon me detaje historinë e vaksinimit të popullatës nga tuberkulozi dhe po aty, argumenton faktin si ka ndikuar ajo në imunizimin ndaj virozave të organeve të frymëmarrjes dhe veçmas koronavirusit, që ka tronditur botën mbarë….

Zoti Vesel, si një nga epidemiologët e vjetër, si e vlerësoni faktin që vendi ynë po e kalon pa shumë probleme pandeminë e Covid-19, ndërkohë që nuk ka ndodhur kështu në shumë vende të Europës, por dhe më gjerë?

Çdo përgjigje e kësaj dileme, tani kur pandemia është akoma prezente, pavarësisht ecurisë së saj, gjykoj se do të ishte e nxituar dhe jo e saktë. Më vonë, pa dyshim që do të ketë studime, do të ketë analiza dhe sigurisht do të ketë një gjetje. Prandaj, nuk duhet nxituar për të parashtruar opsione që koha mund t’i rrëzojë si të pavërteta. Se jemi duke përjetuar një pandemi të panjohur me shumë anë të errëta e me shpërthime të paparashikueshme…

 

Sidoqoftë, ka specialistë që e lidhin këtë me efektet e vaksinës kundër tuberkulozit…

 

I kam dëgjuar edhe unë dhe deri-diku ndaj të njëjtin mendim me ta, por është ende shpejt për ta përdorur këtë si argument.

 

Shpejt është edhe për një ekspert si ju, që për 40 vite keni drejtuar studimet për infeksionet e ndryshme, shpërthimet e gripit, skarlatinës, tuberkulozit, fruthit, meningjitit, tifos e të tjera?

 

Kur them këtë, nuk e kam fjalën për opinione mediatike, por për përfundime shkencore…

 

Pra, ju nuk i përjashtoni efektet e vaksinës së tuberkulozit në ecurinë e përballjes me Covid-19?

 

Patjetër që nuk i përjashtoj, por duhet kohë për ta provuar shkencërisht…

 

Ju e njihni mirë besoj vaksinën e tuberkulozit, në çfarë rrethanash është aplikuar ajo për herë të parë në Shqipëri?

 

Në vendin tonë është aplikuar gjerësisht pas vitit 1960.

Nga importohej vaksina e tuberkulozit në vitet ‘60?

Vaksina e tuberkulozit u prodhua në vend me të gjitha standardet specifike. Dhe qysh nga viti 1960 e deri në fund, ne kemi operuar vetëm me vaksinën tonë. Prodhimi i saj është meritë e drejtpërdrejtë e doktor Ali Mollohollit dhe doktoreshë Mira Xibinakut.

Si u realizua vaksinimi i popullatës, ekzaminoheshin të gjithë apo vetëm grupet e riskut?

Nga viti 1968 ka nisur vaksinimi total i fëmijëve të qyteteve në maternitete, çerdhe, kopshte e shkolla, nga ato fillore, tetëvjeçare dhe të mesme. Më vonë u bë dhe vaksinimi i rekrutëve në të gjitha repartet e Ushtrisë. Me këtë, fëmijët imunizoheshin që në ditët e para të lindjes. Pastaj aplikoheshin rivaksinimet me nxënësit e shkollave fillore e tetëvjeçare, kur ka indikacion epidemiologjik. Përmbledhtas do të thosha që vaksinimi me BCG, siç quhet në gjuhën shkencore, është bërë në disa doza, që do të thotë se gati të gjithë kanë kaluar në vaksinim dhe rivaksinim disa herë. Mbaj mend se nga viti 1968 deri në vitin 1972 u vaksinuan dhe rivaksinuan mbi 700 mijë fëmijë.

Flitet se çdo qytetar ka bërë mbi pesë doza, që do të thotë se është rivaksinuar pesë herë…

Është e vërtetë, sepse sipas protokollit përkatës, vetëm pas këtyre dozave të vaksinës BCG, trupi vlerësohej përfundimisht i imunizuar. Dhe jo për një kohë të shkurtër, po për tërë jetën. Antitrupat që prodhonte BCG siguronin një mburojë mbrojtëse jo vetëm ndaj virusit të tuberkulozit, por edhe mjaft virozave të tjera të organeve të frymëmarrjes. Për kohën, ky ishte një sukses jo i vogël. Jo vetëm se u mbyll përfundimisht kapitulli i të infektuarve me tuberkuloz, po aplikimi i BCG në mbarë popullatën pati një ndikim të madh edhe në zbehjen e agresivitetit të mjaft sëmundjeve ngjitëse, që deri atëherë kishin mortalitet të lartë.

Njëfarë imuniteti ky, që mund të ketë ndikuar edhe në rastin e COVID-19…

Unë do të thosha se po. Jo rastësisht, në pjesën më të madhe të vendeve të Lindjes, ku kjo vaksinë bëhej në mënyrë të centralizuar dhe me të njëjtin protokoll, Covid nuk ka shkaktuar dëme të mëdha dhe ka kaluar shumë më lehtë me vendet e tjera.

Pse vendet e Perëndimit nuk e bënin vaksinën e tuberkulozit?

Tuberkulozi tek ato pothuaj nuk është ndierë fare, ose ka qenë një sëmundje shumë periferike. Vaksinimi dhe rivaksinimi kundër tij ka qenë një shqetësim i jashtëzakonshëm te vendet e Lindjes, sepse ato janë përballur rrezikshëm me këtë epidemi, që për shumë vite ka qenë vdekjeprurëse.

 

Kush është profesor Vesel Çika

Profesor Çika ka lindur në Shëngjergj të Tiranës dhe ka përfunduar studimet e larta për Mjekësi në vitin 1957. Në fushën e epidemiologjisë është specializuar fillimisht në Institutin Qendror të Specializimit të mjekëve në Moskë të ish-Bashkimit Sovjetik dhe më vonë është trajnuar në Kinë për mbrojtjen kufitare nga sëmundje tepër të rrezikshme.

Nga viti 1970 deri në vitin 1993, ka punuar në Institutin e Higjienës e Epidemiologjisë (sot Instituti i Shëndetit Publik), ku ka drejtuar studimet për infeksionet aerogjene intestinale, shpërthimet e gripit, skarlatinës, tuberkulozit, fruthit, meningjitit, difterisë, tifos e të tjera. Për shumë kohë ka ushtruar detyrën e pedagogut në Fakultetin e Mjekësisë dhe ka drejtuar doktoraturën e aplikantëve në fushën e epidemiologjisë dhe sëmundjeve ngjitëse.

Vlerësohet nga kolegët për botimet e efektshme shkencore dhe arkivin e pasur që ka krijuar me historinë dhe të dhënat e sëmundjeve ngjitëse në Shqipëri. Është bashkëpunëtor i vjetër shkencor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LAJM I MIRË/ Mbi 4 milion persona në të gjithë botën janë shëruar nga koronavirusi
Previous article I DËNUAR ME 6 VITE BURG/ Policia arreston 42-vjeçarin vlonjat që iu gjetën 150 kg drogë në banesë (EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT