• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
INTERVISTA/ Ministrja e Financave Denaj: Ju rrëfej sesa është realisht borxhi
Home
Intervista

INTERVISTA/ Ministrja e Financave Denaj: Ju rrëfej sesa është realisht borxhi

12 March, 2019 F.autor Ekonomi, Intervista

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj ka folur sot për herë të parë në emisionin “Dritare me Rudinën” në Neës24. Denaj ka rrëfyer se ka punuar fillimisht si gazetare e ekonomisë te “Koha Jonë”. Ministrja është shprehur gjithashtu se, la profesionin e gazetares për të punuar si analiste kredie në një bankë të nivelit të dytë në Durrës.

Rudina Xhunga: Anila Denaj, gazetare e ekonomisë te Koha Jonë në -95 ikën jashtë dhe i lë të gjitha për një trajnim. Çfarë ishte për ty ajo kohë?

Anila Denaj: ’95, lashë dhe një bursë studimi në Amerikë, kjo ishte dhe më e guximshme, se në atë kohë kush do të linte një bursë studimi, për t’u bërë gazetare. Por unë nuk desha të bëhesha gazetare edhe puna ime në gazetari, ishte shumë e bukur dhe mbi të gjitha rezultoi e vlefshme, për kurajën që më dha për të përballuar, shumë sfida të tjera më mbrapa dhe jam mirënjohëse për atë mundësi që m’u dha atëherë edhe pse një viti. Por meqenëse ishte përgjatë vitit të fundit të fakultetit dhe unë kisha studiuar për katër vjet financë-bankë dhe unë desha të isha në bankë, e kisha shumë të qartë, që ky ishte drejtimi. Edhe pse kur kam ikur nga gazeta ‘Koha Jonë’, dhe me mundësinë e një burse për t’u bërë gazetare isha e bindur që kjo nuk ishte rruga ime, dhe duhet të gjeja rrugën time me gjithë kostot që duhet të kisha duke kërkuar punë. Dhe fati solli që unë të nisja punë si analiste kredie te FEFAD, ProCredit i sotëm. Na nisën menjëherë me trajnim gjuhe dhe pastaj trajnim për financa, dhe kreditimin në një sektor të caktuar siç ishte mikrokredia. Dhe po, ishte më logjike ajo, sesa studimi në Amerikë për t’u bërë gazetare.

Unë bëra edhe një hap tjetër. Në ’97-ën, hapet dega e parë e FEFAD-it, në Durrës dhe në dhjetor të ’97-ës, që nuk është një vit për të marrë iniciativa të tilla ku largësia edhe nga familja kishte rreziqe sociale, unë e marr këtë rrezik përsipër, me mbështetjen e familjes sime, që ka qenë gjithmonë aty. Iki në Durrës, jetoj aty dy vjet, dhe drejtoj degën e bankës, dhe kjo ka qenë eksperienca e parë me drejtimin, me të punuarit si drejtuese, që nuk ishe vetëm përgjegjëse për portofolin tënd, të kredisë, klientëve e tu, por ishte edhe për të gjithë rezultatet e një njësie. Në një kontekst edhe më të rëndësishëm, banka ka edhe elemente të tjerë, të sigurisë. Ne trajnoheshim shumë dhe Procrediti ka qenë një nga institucionet që na trajnonte më shumë sesa çdo institucion tjetër dhe nuk e bënim këtë duke mësuar, e bënim sepse trajnoheshim mirë. Por në ato dy vjet në Durrës, markova hapin tim të parë si drejtuese, edhe duke jetuar në Durrës, sepse në atë kohë nuk ishte kjo lehtësi transporti. Jetova në një shtëpi me qira, kështu që më krijoi edhe një hapësirë tjetër nga ana sociale, për të përballuar edhe disa vështirësi që i ndjeva më vonë, kur fillova rrugën si konsulente internacionale, dhe mbi të gjitha vetminë, sepse të jesh drejtuese është shumë bukur. Nuk harroj drejtuesi im i parë gjerman ka thënë një shprehje, kur unë mora hapin për t’u bërë drejtoreshe: “Je e sigurt që do të hysh në këtë rrugë, sepse sa më lart të shkosh aq më vetëm do të jesh.” Kur ballafaqohesh me distancën fizike nga njerëzit e afër, duke filluar nga Durrësi në atë kohë dhe rrugëtimi që bëra në botë, janë të dyja, je lart në pozitë, po ke, shumë vështirësi të tjera dhe njeriu duhet t’i faktorizojë të gjitha.

Rudina Xhunga: Kështu që je mësuar tani?

Anila Denaj: Asnjë punë nuk i ngjan tjetrës, dhe asnjë përgjegjësi tjetrës. Kështu që nuk mund të thotë asnjëri se je mësuar. Kuptohet që krijon një farë eksperience, di se nga fillohet si, ndërtohet. Unë jam ballafaquar me shumë pozicione drejtimi në disa vende të ndryshme. Dhe kam parë që nganjëherë nuk të mjafton të dish vetëm nga ana teknike, por të duhet edhe të akomodohesh në shumë aspekte të tjera, lokale.

Të qenit në Shqipëri, si drejtuese, mbas kësaj eksperience internacionale, më tregoi se, në vendin tënd, duke folur gjënë tënde, duke njohur mentalitetin e vendit tënd, është më e lehtë.

***

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj i është përgjigjur ish-kryeministrit, Sali Berisha i cili e quajti ‘Madam Falimenti’, sapo mori detyrën si ministre.

Rudina Xhunga: Mesa duket edhe ish-kryeministri Berisha ta pranon faktin e të qenit profesioniste e fushës, vetëm që nuk të quan ndrikull, të quan Madam Falimenti.

**

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj ka folur për çështjen e borxhit publik në emisionin “Dritare me Rudinën” në News24. Ajo tha se borxhi është brenda parametrave në 63.9 %.

“Ne e deklarojmë borxhin. Perceptimi i borxhit si diçka e madhe është joreal për sa kohë është brenda paramtreave dhe tregon përmirësim të treguesve të broxhit. Ne flasim për një borxh në neto tek 63.9% dhe synojmë ta çojmë në 60%. Ky borxh nuk lindi sot. Ne dimë një mirëadministrim të borxhit.

Shifrat e rritjes ekonomike janë certifikuar dhe shifra 4% është fakt, sikurse është fakt ulja e borxhit. Sistemi financiar ka bërë një hap shumë të rëndësishëm në menaxhimin e kredive të këqija”, tha ministrja Denaj.

Për sa i përket investitorëve ajo tha se investimet e huaja direkte janë 1 mld lekë për të disatin vit radhazi.

“Në fakt për çdo biznes jo vetëm të huaj që të jetë i aftë të parashikojë më tej se një vit është e nevojshme të sigurojë qëndrueshmëri për nevojat financiare. Në takimet që kam pasur po na ndihmojnë si të ndërtojmë një politikë afatmesme në raport me politikat fiskale për të arritur parashikueshmëri. Nuk jam dakord me faktin që investimet e huaja janë të ulura. Investimet e huaja direkte janë 1 mld lekë për të tretin vit radhazi”, u shpreh ministrja e Financave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MANCHESTER CITY-SCHALKE/ "Vendasit" nuk dinë të ndalen, shënon Sterling
Previous article JUVENTUS-ATLETICO MADRID/ "Zonja e Vjetër" dyfishon shifrat, shënon CR7

F.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025 Ekonomi

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike Ekonomi

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës Ekonomi

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT