• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTERVISTA/ Kryemadhi kërkon “kokën” e Ramës: Nëse nuk hapen negociatat, kryeministri të ikë!
Home
Shqipëri

INTERVISTA/ Kryemadhi kërkon “kokën” e Ramës: Nëse nuk hapen negociatat, kryeministri të ikë!

14 March, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama, nëse Shqipëria dështon edhe këtë vit në marrjen e dritës jeshile nga BE-ja, për hapjen e negociatave.

E ftuar në emisionin Repolitix në report tv, Kryemadhi deklaroi se hapja apo jo e negociatave, do të jetë një pikë kthese në politikën shqiptare. Kryetarja e LSI-së shtoi gjithashtu me tone kritike se misioni I BE-së gënjeu kur tha se negocitatat do të hapeshin nëse do të votohej reforma në drejtësi. Kryemadhi shtoi më tutje në lidhje me kryeprokuroren e përkohshme Marku, që të ketë kujdes pasi ajo nuk duhet të përdoret politikisht nga e majta në qeverisje, e sidomos do mos bjerë pre e konflikteve mes “grupeve” të pushtetit në PS.

Për ne është me rëndësi hapja e negociatave, dhe nëse nuk hapen Rama duhet të shikojë pozicionin e tij, duhet të largohet. Mos hapja e negociatave vjen si rezultat i punës së tij, nuk është fajtor as LSI, as Basha dhe as Berisha. Misioni i BE gënjeu kur tha votoni reformën se do të hapen negociatat, pastaj tha votoni 7 ligjet, PD e kuptoi lojën dhe cfarë ndodhi, LSI votoi, por sot kemi një prokurore pa Vetting. Arta Marku duhet të ketë shumë kujdes që të mos përdoret nga politika, se askush nuk do ta falë. Secili që sot është i prirur që të bëjë një gabim nesër do e paguajë. Markut i bëj thirrje që të mos bëhet pre e konflikteve mes grupeve të Ballës, Gjiknurit apo Ahmetajt në PS.

Intervista e Monika Kryemadhit

LSI mes shumicës dhe opozitës?

Mirëmbrëma! Gëzuar Ditën e verës, vera simbolizon ringjalljen, edhe rilindje mund të themi, por ngaqë disa fjalë i konsumojmë më shumë sesa duhet, pastaj ngjallin neveri. 27 vitet e trazicionit kanë krijuar një mentalitet të varfër, pasi mendojnë nëse voton një ligj të qeverisë ti je me atë, apo e kundërta. Vettingu në polici është i domosdoshëm, ligji që na ishte paraqitur ishte i dobët. Ne nuk mund të thonim, jo. Nëse PS nuk do të pranonte amendamentet tona do të vononim kundër. Ishte një sjellje ndryshe që i mungon politikës shqiptare. Ne bëjmë opozitë për t’u shërbyer shqiptarëve.

Pati një sjelle ndryshe edhe nga shumica?

Edhe atyre u interesonte që të kalonte një ligj me më shumë vota, jo se nuk i kishin votat. Ligji krijon disa korniza, duke filluar nga drejtorët.

PD nuk e votoi, apo ishte kundër?

PD abstenoi, edhe ajo e donte, por zgjodhi një taktikë tjetër. PD bëri edhe një herë shpjegim. Të shikojmë me cfarë hapash do të ecë Xhafaj dhe policia për të bërë ndoshta më vonë edhe një amendim të këtij ligji.

Ju u munduat të negocionit?

Ne kemi diskutuar, por ishin më shumë të fokusuar te ligji për rregulloren. Kjo ishte një lloj ndarje, ne ishim përgjegjës për Vettingun ata (PD) për rregulloren, e cila duhet të kalojë me konsensus. Në të kundërt, po kur të mos jetë PS në pushtet dhe ta bëjë rregulloren si i do kokrra e qejfit.

Ka një dallim në polici mes Tahirit dhe Xhafajt?

Xhafës i duhet shumë punë për të ndryshuar imazhin e policisë së shtetit. Policia ka sfidën më të madhe se politika shqiptare, për shkak të asaj që u mboll. Ka drejtorë policie që kanë ikur dhe janë në kërkim. Janë 128 policë që kërkohen për trafik droge. Policia ka një sfidë të madhe, pjesë e së cilës është edhe Xhafa. Cdo ditë e më shumë shikojmë vrasje, kërcënime dhe gjoba, ashtu sikurse edhe kapjen e tonelatave.

Keni një opinion për aksionin anti kokainës?

E përshëndesim aksionin. Ne si opozitë e përgëzojmë policinë dhe partnerët, që ia dhanë një mundësi policisë që të bënte një aksion, por policia dhe prokuroria duhet të tregojnë se kush fshihet, kush është porositësi dhe garancia se tani është kapur vetëm shoferi. Në fakt ne kemi dy vjet që flasim për drogën dhe në jetën e përditshme, ajo që bën përshtypje nuk është droga, por fakti që shqiptarët janë kthyer në përdorues të kokainës.

Si ka mundësi, se jemi populli varfër?

Jo, sepse shqiptarët nuk paguhen me para por me mall për punën që bëjnë. Argatët nuk ushqehen me ushqim, por me kokainë, duke i kthyer në ushtarë të bindur. Rinia degradon cdo ditë e më shumë, do të kemi deficenca në mësues, infermierë dhe gazetarë, pasi do të vijë një kohë që edhe gazetarët do të mbarojnë.

Nesër do të jetë një betejë e ashpër në parlament, debati për ndihmën sociale, mocion për besim?

Është interpelancë për mocion për besim. Secili ka kohën e tij për të folur, debati do të jetë gati 9 orë, por i organizuar. Ne e kemi bërë shumë të qartë, do të paraqesim paketën anti-varfëri, do të kërkojmë bashkëpunimin e të gjitha forcave. Sfida më e madhe është t’u ofrojnë shqiptarëve zgjidhjen e varfërisë.

Cfarë qëndrimi do të mbani, kritik apo alternativ?

Kritik, por edhe me alternativa. Nëse nuk duan ta marrin paketën dhe ti vendosin stampën e PS. Qeveria duhet të tërhiqet nga koncesionet dhe ato para që i fitojnë ata tre njerëz dhe 80 mijët familjet do të krijojnë profesion për të pasur një rrogë. Ne nuk kemi asnjë shkollë profesionale sot.

Arsimin ata e kishin bazë të programit të tyre?

Edhe ne e kemi pasur dhe e kemi kërkuar. Vetëm USAID ka investuar shumë, por nuk kemi një shkollë profesionale.

Nëse Rama e pranon paketën tuaj do u vendosë në siklet?

Fare! Ne prapë do të qëndrojmë në opozitë. Paketa jonë është e rëndësishme. LSI ka qenë në pushtet dhe ka dhënë maksimumin. Pavarësisht kostove politike për hir të bashkëqeverisjes, ne vijmë duke u rritur. LSI ka nevojë të qëndrojë në opozitë për të krijuar vizionin e saj. Mendoj që LSI ka një sjellje ndryshe, është një opozitë që sjellë alternativë. Opozita ka rolin e denoncuesit, në momentin që pranohet, ca të keqe ka?

Ka një ndryshim në retorikën tuaj, nga hera e fundit që ju kam ftuar, ka ndryshuar dicka?

Jo, absolutisht asgjë. Për ne është me rëndësi hapja e negociatave, dhe nëse nuk hapen Rama duhet të shikojë pozicionin e tij, duhet të largohet. Mos hapja e negociatave vjen si rezultat i punës së tij, nuk është fajtor as LSI, as Basha dhe as Berisha. Misioni i BE gënjeu kur tha votoni reformën se do të hapen negociatat, pastaj tha votoni 7 ligjet, PD e kuptoi lojën dhe cfarë ndodhi, LSI votoi, por sot kemi një prokurore pa Vetting. Arta Marku duhet të ketë shumë kujdes që të mos përdoret nga politika, se askush nuk do ta falë. Secili që sot është i prirur që të bëjë një gabim nesër do e paguajë. Markut i bëj thirrje që të mos bëhet pre e konflikteve mes grupeve të Ballës, Gjiknurit apo Ahmetajt në PS.

Kur ajo u zgjodh ju përdorët çizmen?

Ishte për Ramën, jo Markun.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Largimet nga partia/ Vetëvendosja: Të ikurit po tentojnë formimin e “FER-it 2”
Previous article LOBIMI NË SHBA/ Zbulohet sa është shifra që ka deklaruar PD në KQZ (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD Politikë

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit Breaking News

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat Breaking News

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT