• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTERVISTA/ Kryebashkiaku Elton Arbana: Sfida jonë e rradhës, të nisim sa më parë themelet për ndërtimin e pallateve
Home
Intervista

INTERVISTA/ Kryebashkiaku Elton Arbana: Sfida jonë e rradhës, të nisim sa më parë themelet për ndërtimin e pallateve

17 August, 2020 Delo.autor Intervista, Politikë

Shijaku është një nga qytetet më të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit. Janë 850 familje që përfitojnë bonus qeraje e shumë të tjera që presin sa më parë të hyjnë në shtëpinë e tyre të re, apo të rikonstruktuar.

Ne kemi intervistuar kryetarin e Bashkisë, Elton Arbana për të mësuar më shumë rreth situatës së Rindërtimit.

Përshëndetje z. Arbana.
Kemi ndjekur vazhdimisht ecurinë e procesit të rindërtimit. Si ka ecur puna në Bashkinë e Shijakut që nga fundi i muajit shkurt kur u mbyllën aplikimet në platformën “Shtëpia ime”?

Së pari, ju falenderoj për këtë intervistë dhe informimin e vazhdueshëm për qytetin e Shijakut.

Po shkon mjaft mirë. Ne nuk jemi ndalur, pavarësisht pandemisë puna po vijon intensivisht. I gjithë Shijaku është kthyer në një kantier ndërtimi. Po ndërtohen shkolla, shtëpi individuale, po rikonstruktohen pallatet.

Sa i takon objekteve arsimore siç ka thënë dhe Kryeministri që brenda 26 Nëntorit të këtij viti do të jenë gati. Sa objekte janë?

Po, po punohet çdo ditë që të përfundohen sa më shpejt. Aktualisht po ndërtohen nga e para gjimnazi “16 Shtatori” Shijak, gjimnazi “Kajo Karafili” Maminas, shkolla 9-vjeçare “Lidhja e Prizrenit”. Do të ndërtohet shkolla 9-vjeçare “Petrit Llaftiu”, Kopshti nr.1, Kopshti nr.2 dhe Çerdhja.
Shkollat do të jenë me standarte europiane, me laboratorë, ambiente sportive, me kushte shumë të mira dhe të sigurta. Të gjithë nxënësit do të kenë një infrastrukturë shumë të mirë arsimore.

Ju keni qenë bashkia e parë që ka bërë vlerësimet e nivelit të dëmeve për çdo banesë të dëmtuar, për t’i hapur rrugën dhënies së granteve e më pas rindërtimit.

Modestisht më duhet të pranoj që puna e përbashkët e imja dhe stafit si një skuadër e vetme ndaj një qëllimi, ka qenë intensive edhe jashtë orareve zyrtare të punës. Ne ishim në garë me veten për t’i shërbyer sa më shpejt e sa më mirë qytetarëve që janë në pritje për të gëzuar shtëpinë e re.
Ky ka qenë një proces ku ne bëmë pjesën tonë të punës, por si hallkë kryesore ka qenë dhe përgjigja e menjëhershme nga Ministria e Rindërtimit dhe impenjimi maksimal i Kryeministrit Edi Rama, që ka parë nga afër çdo lagje të dëmtuar në Shijak, i ka premtuar njerëzve që do të kenë shtëpinë e re dhe po e mban çdo premtim.
Nuk hezitoj në asnjë moment të jem falenderues ndaj Kryeministrit dhe Qeverisë për mbështetjen që i ka dhënë qytetit tonë.

Sa familje kanë përfituar nga këto grante?

Janë 1174 familje në banesa individuale dhe 339 familje në 27 banesa kolektive që kanë përfituar drejtpërsëdrejti pagesat e granteve për riparimin e dëmeve të shtëpive të tyre në Shijak. Rikonstruksioni i 27 pallateve që ka nisur rreth një javë më parë dhe vazhdon paralelisht puna, po bëhet nga firma ndërtimi të përzgjedhura nga administratorët e këtyre pallateve.

Si ndjehen njerëzit në këtë realitet të ri që po kalon Shijaku?

Kam qenë në terren, kam takuar shumë familje. Shoh shpresë tek ata dhe me të drejtë, sepse të gjitha pritshmëritë e tyre janë konkrete. Më vjen mirë për këtë.

Po për skeptikët?

Mjafton të dalin të shikojnë se çfarë po bëhet në Shijak dhe Njësitë, sesi po punohet dhe puna flet më shumë se çdo fjalë e imja. Thjesht duhet të dimë të jemi mirënjohës.

Jeni kryebashkiaku që po përjetoni ndryshimin total të qytetit tuaj, do të mbaheni mend gjatë për këtë. Ç’mund të thoni për këtë fakt?

Kur mora në fillim detyrën time si kryetar i bashkisë së Shijakut i kisha idetë e qarta që do punoja shumë, do të jepja më të mirën time për t’i shërbyer qytetit dhe qytetarëve. Askush nuk i priste dy tërmetet. Isha përballë një sfide e cila mu kthye në forcë dhe pavarësisht se unë dhe stafi kemi kaluar momente tensioni dhe pune të gjatë përballë një përgjegjësie të tillë, ja dolëm.

Cili është prioriteti i momentit i Bashkisë sa i takon Rindërtimit?

Për mua çdo punë është sfidë. Sfida ime e rradhës është që të jemi bashkia e parë që të fillojmë hedhjen e themeleve për banesat kolektive.
Për të qenë i sinqertë na takon sepse jemi bashkia e parë që e kemi mbyllur fazën e demolimit dhe evadimit të mbetjeve për t’i hapur rrugë PDYV-së për të implementuar projektet e pallateve.

Mesa kuptuam puna po vijon çdo ditë në Bashki. Meqë po përfundon dhe muaji gusht a keni në plan të bëni disa ditë pushime?

Meqënëse ky sezon veror Shijakun e gjeti me situatën e Rindërtimit nuk do shkëputem gjatë nga Shijaku, le të themi se do të kem pushime të reduktuara.
Shpresoj që duke punuar mesa mundemi, të jemi bashkia e parë në fillimin e rindërtimit të 30 pallateve të reja.

Në mbyllje të intervistës ju falenderoj për kohën tuaj. A keni një mesazh për shijakasit?

Doja të përmendja sloganin që është kthyer dhe në filozofinë e përditshme të punës tonë: “Ku ka vullnet, ka zgjidhje”. Faleminderit të gjithë qytetarëve që vlerësojnë punën tonë të përditshme.

Faleminderit dhe ju!

Intervistoi M. Braho

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ 2 pacientë me Covid-19 ndërrojnë jetë te Infektivi, një prej viktimave vajzë e re
Previous article NIS PUNA PËR REHABILITIMIN E RRUGËS NË KASHAR/ Veliaj: Morëm një lagje të falimentuar, sot do të jetë një nga zonat më tërheqëse

Delo.autor

Postime të ngjashme

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave Politikë

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave

"BERISHA NË BURG"/ Kreu i PD reagon pas thirrjeve në rrugë: Ata duan... Politikë

"BERISHA NË BURG"/ Kreu i PD reagon pas thirrjeve në rrugë: Ata duan...

PROTESTUESIT I KËRKOJNË DORËHEQJEN/ Rama: Një qeveri nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma Politikë

PROTESTUESIT I KËRKOJNË DORËHEQJEN/ Rama: Një qeveri nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT