• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
INTERVISTA/ Johann Sattler: Austria synon të jetë investuesi kryesor në Shqipëri
Home
Intervista

INTERVISTA/ Johann Sattler: Austria synon të jetë investuesi kryesor në Shqipëri

23 June, 2018 k.autor Ekonomi, Intervista

Austria synon të jetë investuesi numër 1 në Shqipëri.

Ambasadori i Austrisë në Tiranë, Johann Sattler deklaroi në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se, “Austria është ndër 5 investuesit më të mëdhenj në Shqipëri, këtë mund ta shohësh duke lëvizur nëpër Tiranë”.

“Ne jemi të fuqishëm në sistemin bankar, në siguracione, ka gjithashtu investime domethënëse në sistemin energjetik dhe kompani ndërtimi. Por ne duam të jemi numri 1, siç jemi në vende të tjera të Ballkanit, ku në Serbi dhe Bosnje investuesit austriakë janë numri 1. Kështu që ka vend për përmirësim”, deklaron ai për ATSH.

Ambasadori Sattler, shprehu besimin se Reforma në Drejtësi do të ndihmojë në rritjen e investimeve austriake në Shqipëri.

“Shpresojmë shumë që me Reformën në Drejtësi, me një sistem juridik të qëndrueshëm të zhvillojmë më shumë investimet. Gjithashtu hapja e negociatave me Bashkimin Europian do të ndihmonte gjithashtu, sepse do të dërgonte sinjalin e duhur që Shqipëria është në rrugën e duhur”, – tha Sattler.

Ndërsa në lidhje me turizmit, Sattler u shpreh se ka pasur rritje, por ka ende vend për përmirësim.

“Kur flasim për turizmin, ka një rritje domethënëse, por për të qenë të sinqertë, një rritje që ka nisur nga një nivel i ulët. Nëse 5 vite më parë kishim 5 mijë turistë nga Austria, tani kemi 25 mijë turistë austriakë në vit. Pra 5 herë më shumë, por ende jo mjaftueshëm. Austriakët pëlqejnë malet. Edhe unë personalisht pëlqej të bëj hiking dhe të zbuloj vendin. Javën e shkuar isha në Veri. Të gjithë e njohin Valbonën dhe Thethin, por ka edhe zona të tjera fantastike si Lepusha, Tamara, ku ne ishim një fundjavë dhe bëmë hiking, ngjitëm malet. Pra ka shumë për të zbuluar në Shqipëri dhe mendoj se kjo është një nga rrugët që duhet të ndjekë Shqipëria për të zhvilluar ekonominë e saj.

Synimi i Austrisë që të bëhet investuesi numër 1 në Shqipëri, ambasadori zbulon detajet

Synimi i Austrisë që të bëhet investuesi numër 1 në Shqipëri, ambasadori zbulon detajethttps://ata.gov.al/2018/06/23/synimi-i-austrise-qe-te-behet-investuesi-numer-1-ne-shqiperi-ambasadori-zbulon-detajet/Ambasadori i Austrisë në Tiranë, Johann Sattler deklaroi në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se, “Austria është ndër 5 investuesit më të mëdhenj në Shqipëri, këtë mund ta shohësh duke lëvizur nëpër Tiranë". Gjithashtu hapja e negociatave me Bashkimin Europian do të ndihmonte gjithashtu, sepse do të dërgonte sinjalin e duhur që Shqipëria është në rrugën e duhur”, – tha Sattler për ATSH.

Gepostet von Agjencia Telegrafike Shqiptare am Samstag, 23. Juni 2018

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ish-lojtari i Barcelonës: Messi nuk është një lider si Ronaldo
Previous article Tre shqiptar u arratisën nga burgu në Greqi/ Arrestohet një prej tyre, dy të tjerët... (EMRI)

k.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKON BILANCIN E PAGAVE/ Gonxhja: Mesatarja u trefishua që nga 2013, objektivi 1,200 euro deri në 2030 Ekonomi

PUBLIKON BILANCIN E PAGAVE/ Gonxhja: Mesatarja u trefishua që nga 2013, objektivi 1,200 euro deri në 2030

TAKSA E PRONËS/ Shqiptarët do të paguajnë të paktën 100 milionë euro në vit shtesë Ekonomi

TAKSA E PRONËS/ Shqiptarët do të paguajnë të paktën 100 milionë euro në vit shtesë

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin Ekonomi

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT