Takohemi në shtëpinë e tij qytet, rrugës për në Labinot-Fushë, larguar pak nga Elbasani. I pashpallur ende, por i formatuar si i tillë.
Një hyrje e tërthortë, si për ta bërë të qartë pazakonshmërinë, ngrihet në ballë të tij. Qyteti nuk të përngjan në asgjë, por të përkujton gjithçka shqiptare.
Si një hapësirë dykohësie, midis të kaluarës, fëmijërisë, pasioneve, nostalgjisë, ndjenjave të jetës dhe të ardhmes, i dedikohet të vërtetave, punës, përballjes dhe inovacionit në strukturë, në parim e ide dhe politikës.
Koha e intervistës është e duhura. Ne flasim një muaj pas zgjedhjeve qendrore. Partia Socialiste e Edi Ramës ka fituar të tretat palë zgjedhje me radhë. Koncepti i Rilindjes vazhdon në të ardhmen.
Ndërkaq, Partia Demokratike, është në udhëkryq.
Udhëheqja e Lulzim Bashës është kontestuar. Dhe, lideri historik i PD-së, Sali Berisha është shpallur ‘i padëshirueshëm’ nga Departamenti i Shtetit amerikan. Në Kuvendin e Shqipërisë vazhdon procesi për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
Mozaiku i politikës shqiptare po riorganizohet dhe ripërtërihet.
Fish City dhe Shqipëria për Gjergj Lucën kanë një të ardhme optimiste. Për frymën e biznesit dhe për frymën e vendit, Shqipëria sipas Lucës është në rrugën e duhur për të ndryshuar mendësinë e saj të politik-bërjes dhe të kapitalizimit. /Albanianpost