• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTERVISTA/ Flet vajza e Azem Hajdarit: Berisha nuk më ka dhënë asnjë këshillë. Se di përse
Home
Intervista

INTERVISTA/ Flet vajza e Azem Hajdarit: Berisha nuk më ka dhënë asnjë këshillë. Se di përse

20 January, 2018 g.autor Breaking News, Intervista, Politikë, Shqipëri

Deputetja e parlamentit shqiptar, Rudina Hajdari, vajza e heroit të demokracisë, Azem Hajdari, rrëfen muajt e parë në politikë dhe lidhjen me liderin Lulzim Basha.

Gjatë një interviste në “Oktapod”, Rudina Hajdari rrëfen për emocionet dhe përgjegjësinë që ndjen si vajza e Azemit, opozitën, marrëdhëniet me Bashën, këshillat e Berishës dhe ajo çfarë i mungon nga babi.

  • PJESË NGA INTERVISTA

Si ndihesh që je në sallë ku është Sali Berisha?

Ndjej një krenari shumë të madhe që jam në një sallë ku ka qenë babai im. Në 27 vitet e fundit Shqipëria ka ecur shumë. Por ka vend për përmirësim dhe ka vend që ne të bëjmë të pamundurën për përparimin e Shqipërisë drejt BE.

Po i kthehet besimi i shqiptarëve te Basha?

Akoma është herët për të thënë një gjë të tillë. Nuk është në mandatin tim për të bërë këtë gjë.

A ndihet frymë e kam fjalën?

Patjetër që ndihet frymë dhe turi i fundit i Bashës nëpër rrethe ka sjellë një frymë më pozitive. Ne jemi një opozitë shumë e fortë dhe kemi një trashëgimi të fortë. Ne nuk mund të tolerojmë gjera të tilla, një qeveri që dita ditës po mundohet të kapi çdo lloj institucioni.

Ju dëgjon Lulzim Basha juve?

Gjatë gjithë kohës. Ne kemi takime të rregullta me të, të përjavshme dhe besoj se edhe analiza e fundit që kemi bërë pasi pati një rënie të votave të PD-së dhe për këtë po bëhet një analizë në gjithë Shqipërinë.

Si duket në gjykimin tënd koalicioni me LSI-në? Ky rikthim i dashurisë është mirë apo keq?

Nuk besoj se është rikthim i dashurisë. Ne ndodhemi në të njëjtin pozicion. Jemi dy parti në opozitë, partia më e madhe jemi ne, kemi disa qëllime të njëjta dhe çështje që bashkohemi. LSI është gjatë gjithë kohës duke negociuar. Dhe në këto çaste jemi duke negociuar, përderisa ata të jenë dakord me qëllimet tona që ne i kemi të qarta.

Po ata kanë qenë në qeveri me Ramën?

Ata mbajnë përgjegjësitë e veta dhe janë të vetëdijshëm për këtë gjë dhe e kanë kuptuar se kanë bërë gabim. Për sa i përket bashkëpunimit me LSI, ne nuk i ndryshojmë politikat tona për ta, ata nëse bashkohen me kjo është tjetër punë. Pra është edhe një situatë e re, pasi është bashkëpunim në opozitë.. por nëse ata bashkohen me ne për interesat e qytetarëve nuk duhet të ketë pengesa.

Cili është synimi yt maksimal në polikë?

Ambicia ime është që të shikojë një politikë që është më e kujdesshme, më e maturuar, politikanë të pa korruptuar. Por kjo do kohën e vet.

Cila është këshilla që të jep mami?

Ajo është shumë krenare. Nuk është se mamatë të bëjnë kritika.

Po vëllai i madh?

Kiri është ai që më këshillon goxha, mundohet dhe më thotë që të jem sa më e qetë.

Po Azemi i vogël?

Azemi është në moshën e adoleshencës tani. Nuk merret fare…

A mendon që të jesh ministre një ditë?

Sinqerisht nuk e mendoj. Politika e jashtme patjetër që është një gjë që unë jam marrë shumë, pasi kam një arsim dhe eksperiencë që do ti jap shumë PD-së.

Berisha të ka dhënë ndonjë këshillë gjatë këtyre 6 muajve?

Jo. Nuk kemi patur ndonjë kontakt. Këshillat e zotit Berisha kanë qenë gjatë gjithë kohës që unë jam rritur, pasi jemi takuar shpesh në përvjetorët e babait tim dhe kemi bërë biseda të shumta për gjendjen në Shqipëri, politikë, për ngjarjet e mëparshme etj.

Raporti me mbiemrin?

Është përgjegjësi shumë e madhe realisht, emocionet janë shumë të mëdha se përfaqësoj një emër shumë të madh të Shqipërisë.

Ça të mungon më shumë nga babi?

Çdo gjë, prania e tij, buzëqeshjet e tij, këshillat e tij. Çdo gjë.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sapo bëhej gati të hynte në shtëpi për ta vjedhur, e kap policia. Fati i "keq" i 22 vjeçarit (EMRI)
Previous article Shqiptarin e kap paniku pasi e "zunë mat", hidhet nga kati i katërt, por poshtë… (EMRI+FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz

VRASJA E 27-VJEÇARIT ARDIAN BALOSHI/ Policia njoftim si ka ndodhur ngjarja, ngrihen pika kontrolli për arrestimin e autorit Aktualitet

VRASJA E 27-VJEÇARIT ARDIAN BALOSHI/ Policia njoftim si ka ndodhur ngjarja, ngrihen pika kontrolli për arrestimin e autorit

VRASJA NË KAMËZ/ Detajet: Konflikti nisi në kalçeto (EMRI) Aktualitet

VRASJA NË KAMËZ/ Detajet: Konflikti nisi në kalçeto (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT