• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
INTERVISTA/ Flet i riu i përfshirë në ISIS: Më mirë të bëj BURG se të lyej duart me GJAK
Home
Intervista

INTERVISTA/ Flet i riu i përfshirë në ISIS: Më mirë të bëj BURG se të lyej duart me GJAK

30 January, 2018 g.autor Aktualitet, Intervista, Sociale

Ai ishte një nga të rinjtë që ra pre e ekstremistëve të Shtetit Islamik, ndërsa sot i penduar vuan dënimin në qeli me 3 vite e gjysmë burg.

Në një video që është publikuar në rrjetet sociale 29-vjeçari kosovar Albert Berisha pranoi se kishte udhëtuar drejt Sirisë, por jo për t’u bashkuar ndonjë grupi ekstremist.

Ai thotë se ka patur vetëm qëllime humane, një ndjeshmëri të thellë ndaj asaj çka hiqte populli sirian nën Asadin, por që të ketë lyer duart me gjak, këtë kurrë nuk e pranon. Madje ai ka një angazhim publik për ta luftuar ekstremizmin, duke themeluar një OJQ, “INSID”.

***

“Më mirë është që të vuajmë disa vite në burg sesa të shkojmë dhe ta kemi ndërgjegjen e lënduar duke i përlyer duart me gjak. Ky vendim nuk mundet që të stopojë, nuk mund të më tjetërsojë dhe do të vazhdojë të merrem me procesin e deradikalizimin edhe pasi të vuaj dënimin, edhe pasi të dal nga burgu. Kjo nuk do të thotë se unë jam dorëzuar, do të shfrytëzoj të gjitha mjetet e nevojshme ligjore për të vënë drejtësinë në vend”, tha Albert Berisha.

  • Çfarë ju thoni atyre të rinjve që duan të ikin në Siri dhe Irak?

Ndodh që sëbashku të shkoni dhe të blini biletat për të udhëtuar, pastaj personi tërhiqet në momentin e fundit, ju mbeteni i vetëm në rrugë. Ju mund të përfitoni në organizata të rrezikshme, të takoni individë tejet të rrezikshëm dhe mund të ktheheni dhe të përfundoni sëbashku në burg. Pastaj personi që iu ka rekrutuar mund të tërhiqet, mund të shpëtojë nga burgu dhe mund t’ju etiketojë me lloj-lloj emri, duke ju lënë nofkat e bashkëpunëtorit dhe vetë të jetë i lirë dhe ju përfundoni në burg. Akoma më keq që ju mos të ktheheni fare dhe të jeni gjithë jetës me ndërgjegje të lënduar.

  • A duhet të kthehen në Kosovë ata që janë në Irak dhe Siri?

Do ju kisha dërguar një porosi të gjithë vëllezërve që gjenden në territorin e Sirisë dhe Irakut që të kthehen në Kosovë, në Atdheun e tyre, pa marrë parasysh se cili është sistemi aktual dhe cila është politika kundrejt nesh. Sistemet ndryshojnë, sot është ky sistem, nesër vjen një tjetër dhe nuk ia vlen që të lyeni duart me gjakun e njerëzve të pafajshëm. Është më mirë që të kthehemi këtu pa marrë parasysh se cilat janë pasojat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKRUMBOHET shtëpia dykatëshe në Durrës/ MISTER shkaqet e zjarrit (FOTO)
Previous article Seks treshe në makinë/ Policia identifikon një nga përdhunuesit e 35 vjeçares që...

g.autor

Postime të ngjashme

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI)

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT