• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
INTERVISTA/ Flet kryetari i Gjykatës Kushtetuese: Do na penalizojë Strasburgu, duhet zgjidhje si Arta Marku
Home
Intervista

INTERVISTA/ Flet kryetari i Gjykatës Kushtetuese: Do na penalizojë Strasburgu, duhet zgjidhje si Arta Marku

25 January, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi, Intervista

Në kushtet kur Gjykatës Kushtetuese i mungojnë dy gjyqtarë dhe një të treti i ka mbaruar mandati, kryetari Bashkim Dedja thotë se nga mosformimi i kuorumit gati 20 çështje janë rrëzuar pa realizuar shqyrtimin e tyre në themel.

Zoti Dedja propozon si zgjidhje plotësimin e përkohshëm të vendeve vakante me gjyqtare pa e kaluar vettingun, ndërkohë që thotë se ai vetë nuk ka frikë kontrollin.

INTERVISTA ME ‘TOP CHANNEL’

Sipas ligjit, Gjykata Kushtetuese do të kalojë e para në sitën e vettingut, praktikisht i bie që ju si kryetar i Gjykatës Kushtetuese pritet të kaloni i pari portat e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. A keni besim ju tek gjithë ky proces?

Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës Kushtetuese:

Unë kam besim të plotë në vendimmarrjen e tyre dhe shpresoj dhe besoj që ata do të bëjnë atë që ju kërkon ligji dhe Kushtetuta. Nëqoftëse nuk do të kisha besim te organet e vettingut, nuk do t’i nënshtrohesha.

Mendoni që gjyqtarët kushtetues do ta kalojnë vettingun?

Bashkim Dedja:

Shpresoj ta kalojnë të gjithë, por uroj që kjo gjë të ndodhë sa më shpejt me qëllim që jo vetëm Gjykata Kushtetuese, po tërë sistemi gjyqtarë e prokurorë, të ndahet njëherë e mirë shapi nga sheqeri. Elementi që na bashkon të tërëve është ana profesionale, vendimmarrja është kolegjiale dhe secili ka mendimin e tij, që mund të jetë shumicë, apo pakicë. Kushdo që ka ardhur në Gjykatën Kushetuese është i vlerësuar në këtë aspekt, kurse anët e tjera, pasuria dhe personaliteti janë probleme individuale për secilin. “Çdo berr, thotë, populli varet nga këmbët e tij” dhe secili e di vetë sesi i ka punët e tij. Natyrisht, këto janë gjëra konfidenciale dhe askush nuk mund të hyjë përveç atyre që janë ngarkuar me ligj.

Çfarë ngërçesh ka shkaktuar mungesa e gjyqtarëve kushtetues në Gjykatën Kushtetuese?

Bashkim Dedja:

Ne aktualisht punojmë me shtatë gjyqtarë, ku njerit prej tyre i ka mbaruar mandati, por vazhdon në detyrë. Vështirësia qëndron në radhë të parë me ngarkesën, sepse duke munguar gjyqtarë shpërndahet ngarkesa tek gjyqtarët e tjerë. E dyta, tek vendimmarrja, sepse ligji e kërkon që të jepet një vendim dhe të zgjidhet pro, ose kundër duhet të votojnë të paktën 5 gjyqtarë dhe kuroumi nuk arrihet në shumicën me pesë vota dhe kjo bën që kërkesa të rrëzohet, jo më për zgjidhjen e çështjes, por për mosformimin kuorimi. Vështirësia është e madhe përsa i përket funksionimit, por kjo mund të penalizojë shtetin shqiptar në Gjykatën e Strasburgut, sepse zgjidhja nuk bëhet për shkak të meritës, por për shkak të mosformimit të kuorumit. Dihet që nëse do të ketë qëndrim, do të ketë vendim nga Strasburgu. Ne kishim parashikuar që të fusnim gjyqtarin zëvendësues, pra gjyqtarin rezervë. menduam që mund të jenë mjaftueshëm tre, nga nëntë që jemi, tre të jenë rezervë. Parimisht, Komisioni i Reformës ishte dakord, nuk e di pse nuk u përfshinë.

Ka zgjidhje tjetër përveç zgjidhjes oportune, zoti Dedja?

Bashkim Dedja:

Duke patur parasysh vështirësitë dhe situatën, mund të bëhej një emërim i gjyqtarëve kushtetues pa e kaluar vettingun, siç ka qenë sepse, të gjithë ne që jemi në detyrë, jemi pa e kaluar vettingun. Këta persona të emëroheshin dhe nëse nuk e kalojnë vettingun të largohen.

Vetëm kështu zgjidhet?

Bashkim Dedja:

Unë nuk mendoj se nuk ka zgjidhje tjetër, edhe kjo zgjidhje është duke abstraguar. Po them nëqoftëse do bënim analogji, edhe Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm nuk e ka kaluar vettingun, pavarësisht se verifikimet bëhen për gjithsecilin.

Pse duhet bërë kjo zgjidhje oportune?

Bashkim Dedja:

Kjo është…funksionimi i gjykatës në vendimarrje, kjo është kryesorja. Fakti që ne nuk e zgjidhim në themel çështjen dhe e dyta që shteti mund të ndodhet përballë një penaliteti të Gjykatës së Strasburgut, ndoshta mendohet të bëhet zgjidhje. Ju e dini që penalitetet e Strasburgut janë të rënda dhe të gjitha rëndojnë mbi shtetin shqiptar dhe mbi taksapaguesit shqiptarë.

Ka ndodhur që janë dhënë vendime pa kourum?

Bashkim Dedja:

Patjetër që ka ndodhur. Mund të jenë afërsisht 15 apo 20. Nuk janë shumë, por nuk janë as pak.

/tch

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U martua me biznesmenin sa mosha e "gjyshit", Adelina prezanton super makinën luksoze
Previous article UEFA kërcënon PSG, rrezikon përjashtimin nga Champions League

g.autor

Postime të ngjashme

"DJALIN MUND TA KISHIM SOT NËSE..."/ Nëna e Martin Canit i bashkohet protestës: Kam 18 muaj që protestoj Aktualitet

"DJALIN MUND TA KISHIM SOT NËSE..."/ Nëna e Martin Canit i bashkohet protestës: Kam 18 muaj që protestoj

FOTOLAJM/ Protestuesit “çojnë në qeli” Ramën, Berishën dhe Ballukun, simbolika me pranga dhe uniforma burgu para Kryeministrisë Aktualitet

FOTOLAJM/ Protestuesit “çojnë në qeli” Ramën, Berishën dhe Ballukun, simbolika me pranga dhe uniforma burgu para Kryeministrisë

"SHQIPËRI E RE"/ Diaspora marshon drejt Kryeministrisë. Sheshi mbulohet nga flamujt Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Diaspora marshon drejt Kryeministrisë. Sheshi mbulohet nga flamujt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT