• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTERVISTA E PLOTE/ Bushati: Ja temat që do diskutoj me homologun grek
Home
Shqipëri

INTERVISTA E PLOTE/ Bushati: Ja temat që do diskutoj me homologun grek

8 November, 2017 F.autor Politikë, Shqipëri

Pasi ka përfunduar mbledhjen e Komisionit të Jashtëm, ministri Ditmir Bushati ka folur jashtë ambienteve të Kuvendit në lidhje me angazhimet që ka dikasteri i tij, duke u ndalur tek çështja e dialogut me shtetin fqinj, Greqinë.

Gazetari: Zoti Ministër, cilat janë çështjet që ju do të diskutoni gjatë takimit të Kretës me homologun tuaj Kotzias?
Ministri Bushati: Nga momenti që ne krijuam mekanizmin dypalësh në një nivel teknik dhe tani, të gjitha çështjet do të diskutohen edhe në një nivel më politik. Natyrisht që është një dialog që ka vështirësitë e veta. Pikëpamjet janë bërë të qarta. Ka çështje të cilat njihen si të tilla dhe jemi afër skicimit të rrugëzgjidhjeve dhe ka çështje për të cilat ka vështirësi edhe më të mëdha. Duhet të siguroj vetëm për dy gjëra. E para, ky është një diskutim në një format që praktikisht bota e njeh dhe e aplikon. Është më i strukturuar, më intensiv, me ministrat dhe ekipet respektive. Nuk është një negociatë, që të jemi shumë të qartë në këtë pikëpamje. Dhe gjëja e dytë që dua të them është qëndrimi i qeverisë shqiptare për të qenë sa më angazhues në këtë proces për të zgjidhur të gjitha çështjet të cilat konsiderohen të hapura me Greqinë, që nga shporta historike deri tek çështjet e aktualitetit, pasojat e së cilës i vuajnë qytetarët.

Gazetari: Pse i komplikuan? Na thoni diçka më tepër?
Ministri Bushati: Besoj se çështjet janë bërë disa herë publike si nga ana ime ashtu edhe nga ana e homologut grek. Këto ishin edhe arsyet që ne vendosëm këtë mekanizëm dialogu duke zhvilluar disa raunde bisedimesh dhe konsultimesh. Ka disa Komisione gjithashtu të përbashkëta ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë. Nuk diskutohet që një pjesë e çështjeve konsiderohen sot e kësaj dite të nxehta apo të komplikuara që nga shporta e Luftës së Dytë Botërore, që është e pa adresuar e deri te çështjet e aktualitetit që kanë lidhje me shërbimet konsullore, të drejtat e pakicës, rolin e shqiptarëve që jetojnë dhe kontribuojnë në Greqi, por ju them edhe një herë tjetër, angazhimi ynë mbetet i plotë. Nuk diskutohet që diplomacia dhe demokracia janë baras me konsensus dhe ne jemi të prirur për të gjetur zgjidhjet më të mira që respektojnë jo vetëm interesat e palëve, por mbi të gjitha respektojnë të drejtën ndërkombëtare dhe t’i zgjidhim si fqinjë të mirë në një frymë evropiane. Nuk mendoj se do të jetë një dialog i shkurtër dhe besoj dhe shpreh të gjithë gadishmërinë time në emër të Qeverisë shqiptare, në emër të kryeministrit Edi Rama, për të vijuar këtë dialog me Greqinë

Gazetari: Ministër, ju thatë që nuk do të jetë një dialog i shkurtër, do të ketë një raud të dytë në Shqipëri. Cilat janë cështjet që janë më afër zgjidhjes nga ky dialog që do të zhvillohet në Kretë?
Ministri Bushati: Ka cështje që janë thjesht të njëanëshme që nuk kanë shumë nevojë për një ujdi mes palëve, sikundër ka çështje të cilat kërkojnë kohën e duhur për t’u zgjidhur ashtu siç duhet. Ne jemi përpjekur për të ndjekur një përqasje tematike dhe për të zgjidhur çështjet të cilat i konsiderojmë që janë të lidhura më njëra tjetrën, qoftë ato të shportës së Luftës së Dytë Botërore, qoftë çështjet e aktualitetit apo çështje që kanë të bëjnë me regjimin e kufijve dhe këtu nuk e kam fjalën vetëm për detin por e kam fjalën edhe për kufijtë tokësorë. Tani kemi hyrë në një fazë edhe më delikate për hir të së vertetës sepse është bërë një punë e mirë paraprake, janë studiuar disa varjante, shpresoj shumë që me vullnet të mirë një pjesë e dosjes të avancojë. Thash që jemi të angazhuar për një dialog constant, pikërisht i nisur nga arsyeja që për një pjesë të çështjeve nevojitet shumë më tepër kohë dhe një mandat për t’u negociuar në nivele edhe më teknike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PJERIN NDREU: Do shihemi Sali Berisha, bashkë me pjellat e tua
Previous article Taksa e shtëpive/ Ahmetaj sqaron shtesën: Kush do të paguajë më shumë

F.autor

Postime të ngjashme

SOT MBAHET SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË TIVAT/ I pranishëm edhe kryeministri Rama Breaking News

SOT MBAHET SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË TIVAT/ I pranishëm edhe kryeministri Rama

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur Politikë

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë Politikë

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT