• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTERVISTA E PARË/ “Serbia hiqet si neutrale”. Çfarë deklaron Begaj për tensionet në veri të Kosovës
Home
Intervista

INTERVISTA E PARË/ “Serbia hiqet si neutrale”. Çfarë deklaron Begaj për tensionet në veri të Kosovës

16 August, 2022 F.autor Breaking News, Intervista, Politikë

Presidenti Bajram Begaj foli mbrëmjen e sotme në Kosovë për përplasjet në veri të Kosovës duke vlerësuar qëndrimin e qeverisë së Kosovës gjatë tensioneve të krijuara me datë 31 Korrik.

Begaj u shpreh në RTK se në këtë pikë Serbia nuk promovon paqen dhe hiqet sikur është neutrale. Ai theksoi se në këtë përplasje duhet pasur parasysh lufta në Kosovë për të kuptuar se duhet menduar dy herë hapi para se të prodhohet një konflikt i ri.

“Nuk kishte ide për mendime të caktuar në lidhje me një komb një qëndrim. U diskutua për përqasjen mbarëkombëtare. Për çështje të caktuara duhet të kemi qëndrime të njëjta. Ka gjithmonë vend për bashkëpunim. Çështjet që kanë të bëjnë me pozicionin e presidentit të republikës do i propozoj.

Situata e krizës së 31 korrikut ishte vërtetë serioze. Falenderoj shtetin e Kosovës për maturinë e treguar në zgjidhjen e këtij konflikti. Vendimmarrja e qevrisë së Kosovës tregoi maturi nga ana e saj. Besoj se me mbështetjen e atyre që ne kemi aleatë strategjikë. SHBA dhe BE do të garantojmë që statusi i Kosovës të jetë i patjetërsueshëm. Ne jemi në krah të Kosovës dhe besoj se rruga e duhur është dialogu me Serbinë për të arritur paqen e përhershme”, u shpreh Begaj.

Begaj foli edhe për nismën Ballkani i Hapur. “Nuk duhet të analizojmë retorika për çështje nacionale. Jemi në kohën e modernizmit. Nuk do të pranohet në asnjë rrethanë dhuna. Dhuna sjell mjerim. Mesazhet do të jenë të qarta që të garantohet që kushdo që të promovojë dhunën, do të dënohet. Serbia nuk promovon paqen por hiqet dhe duket sikur është neutrale por promovon destabilitet në veri të Kosovës.

Mendoj që i duhet dhënë një mësim që marrëveshjet e firmosura duhen implementuar. Rruga e duhur është drejt avancimit me njohjen reciproke të dy vendeve, Duhet të jemi të duruar. Duhet të luftojmë për të ruajtur paqen. Paqja nuk ka çmim. Serbia e di shumë mirë se çfarë do të thotë të hapë një front konflikti të ri. Ngjarjet në Ukrainë duhet të na bëjnë të mendojmë dy herë në rast të një konflikti të ri.

Ballkani i Hapur nëse do të jetë iniciativë në planin gjithëpërfshirës dhe me pjesëmarrjen e 6 vendeve të Ballkanit perëndimor që do të bëjë të mundur shkëmbimin e lirë të mallrave, them se është shumë e duhur. E di që Kosova dhe Shqipëria kanë qëndrime të kundërta për këtë gjë por kjo sjell diversitetin”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BALLKANI I HAPUR NUK KA PRONAR"/ Presidenti Begaj flet edhe për idenë e Traktatit të Mbrojtjes: E mirëkuptoj Osmanin, por...
Previous article "ME ZEMRËN TIME..."/ Grida Duma publikon FOTO nga pushimet, ja kush e shoqëron deputeten

F.autor

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT