• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
INTERVISTA E FUNDIT/ I biri u akuzua për atentatin ndaj Alban Bruçit, kush është i vrari në Shkodër
Home
Breaking News

INTERVISTA E FUNDIT/ I biri u akuzua për atentatin ndaj Alban Bruçit, kush është i vrari në Shkodër

2 September, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ismet Çekorja, i vrarë sot në Shkodër në një atentat me armë zjarri ishte babai i Bajram Çekores, i dyshuar si autor i atentatit ndaj shtetasit Alban Bruçi. Pak ditë para se të vritej, Çekorja foli për mediat duke mbrojtur djalin e tij dhe mohuar akuzat se ishte i përfshirë në atentatin ndaj Bruçit.

VIDEO
Çekorja u shpreh se djali i tij mbrëmjen e 25 gushtit në orën kur ka ndodhur atentati ndodhej në një mjedis të monitoruar nga kamerat e sigurisë gjë e cila hedh poshtë sipas tij akuzat e policisë.

Ismet Çekorja deklaroi se prej tri vitesh policia e Shkodrës i është vënë në shpinë djalit dhe familjes së tij pasi për çdo ngjarje kriminale banesa e tyre rrethohet nga policia.

“Policia ka ardhur në banesën tonë pas vrasjes së Arjan Ferracakut një kohë që viktima ishte nipi im po ashtu kur u vra edhe Fatos Ferracaku prapë më kanë thirrur mua dhe djalin. Pastaj janë vrarë vëllezërit Bilali dhe sërish policia në banesën time një kohë që kemi kaq shumë vite që jemi fqinj. U plagos Admir Bajri, prapë në banesën time dhe familja jonë e ka pasur një lloj njohje me familjen e tyre. Po ashtu u qëllua shefi i policisë bashkiake të Malësisë së Madhe sërish në banesën time kur në fakt autorët dolën krejt persona të tjerë. Rasti i fundit është me Alban Bruçin, djalin e Lad Bruçit të cilin unë e kam shumë mik dhe nuk ka asnjë shans që djali im të qëllojë djalin e tij kur ne kemi shumë miqësi aq më tepër që Bajrami, djali im është i monitoruar me kamera.
Këto sulme ndaj familjes tonë i bëjnë disa banditë, hajdutë biçikletash dhe banditë të veshur me pushtet. Se cila është arsyeja ne nuk e dimë. Ajo që kërkojmë është drejtësia. Djali im është i pafajshëm dhe nuk ka marrë pjesë në asnjë prej ngjarjeve kriminale për të cilat është i dyshuar. Janë të gjithë inskenime dhe tani ai duhet të qëndrojë rrugash dhe nuk mundet as të punojë as asgjë. Kërkojmë drejtësi dhe të zbardhen ngjarjet”, u shpreh Ismet Çekorja.

Alban Bruçi u qëllua me 19 plumba më 25 gusht në Shkodër por arriti që të shpëtojë pa u plagosur. 25-vjeçari shkoi vetë në polici dhe bëri një kallëzim për këtë atentat për të cilin policia shpalli në kërkim shtetasin Bajram Çekorja dhe një person tjetër. Babai i Çekores mohoi akuzat duke thënë se djali i tij nuk është autor në këtë krim dhe asnjë prej ngjarjeve të tjera kriminale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "LUFTË KUNDËR INFLACIONIT DHE GODITJE PËR MOSKËN"/ G7 vendos kufi në çmimin e naftës ruse
Previous article VRASJA NË SHKODËR/ Policia rrethon zonën, pamjet e para nga vendi i ngjarjes

s.autor

Postime të ngjashme

POLICIA SHQIPTARE DHE AJO ITALIANE PATRULLOJNË SËBASHKU NË DURRËS/ Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët Aktualitet

POLICIA SHQIPTARE DHE AJO ITALIANE PATRULLOJNË SËBASHKU NË DURRËS/ Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët

ZJARR NË VARREZAT E LIBONIKUT/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit Aktualitet

ZJARR NË VARREZAT E LIBONIKUT/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit

FOTOLAJM/ Protestuesit i lënë mesazhin e fortë Ramës në Bulevard: Koha për llogaridhënie Aktualitet

FOTOLAJM/ Protestuesit i lënë mesazhin e fortë Ramës në Bulevard: Koha për llogaridhënie

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT