Pas intervistës së kreut të Opozitës Lulzim Basha në VOA, ka reaguar deputeti dhe njëherësh kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla i cili në një postim në faqen e tij zyrtare në FB ka shkruar:
Abraham Linkoln thoshte: “Askush nuk ka memorje të mjaftueshme për të qenë një gënjeshtar i suksesshëm”.
Sot “Zëri i Amerikës” e çmontoi publikisht gënjeshtarin Lulzim Basha për gënjeshtrat e lobingut me paratë ruse për PD dhe për shpifjet e kamufluara qëllimisht për eurot e kapura të miqve të vetë Lulit.
Përgjigje të ndryshme për të njejtën pyetje”.
/AlpeNews.al


