• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
INTERVISTA/ Brataj: Nëse ke shenja, konsideroje veten pozitiv me Covid-19, mos dil nga shtëpia! Infektimet bien me 80% nëse…
Home
Sociale

INTERVISTA/ Brataj: Nëse ke shenja, konsideroje veten pozitiv me Covid-19, mos dil nga shtëpia! Infektimet bien me 80% nëse…

13 July, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, thotë se rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19 gjatë muajit korrik vjen si rezultat i heqjes së masave kufizuese dhe “teprimit me mos respektimin e masave mbrojtëse”.

Z. Brataj gjatë intervistës me gazetaren e Euroneës Albania, Bruna Çifligu, theksoi se numri i të prekurve mbetet në nivelin e 11-12%. Ai thotë se në ditë 100 deri në 120 persona rekomandohen për testimi nga Urgjenca Kombëtare.

Brataj tha më tej se, ka ndryshuar dhe sjellja e virusit pasi tashmë nuk shkakton dëmtime ndaj dhe në shumë raste pavarësisht kryerjes së tamponit shumë persona të infektuar rezultojnë negativë.

“Nëse virusi nuk kryen dëmtime nuk shfaqen simptoma ndaj edhe po të kryesh testim nuk del pozitiv. Ndaj është shumë e kujdesshme bërja e tamponit pasi një person pozitiv mund të dalë negativ dhe pas kësaj lëviz i lirshëm me këtë argument. Nëse je asimpotomatik është e vështirë që virusi të dalë nga kryerja e tamponit”, tha z. Brataj.

Për këtë arsye, doktori kërkon që të frenohet paksa ankthi që shumë njerëz kanë nga mos kryerja e testit.

“Një person që ka shenja dhe simptoma duhet ta konsiderojë veten të prekur dhe duhet të ruajë distancën dhe të mos dalë. Mos bërja e tamponit nuk duhet të justifikojë lëvizjen. Konsideroje veten të infektuar nëse ke shenja dhe ke qenë në kontakt me persona të infektuar. Pasi një person mund të ketë ngarkesë të vogël virale, sa që nuk e kap as tamponi”, shtoi ai.

Për z. Brataj pavarësisht se numri i të prekurve me COVID-19 është rritur, shërueshmëria gjithashtu është rritur. Sa i takon viktimave, Brataj u shpreh se, shkalla mbetet në nivelin 2.66%.

“Nuk duhet të shikojmë numrin e vdekjeve sepse çdo ditë ka vdekje nga sëmundje të tjera. 2.66% është vdekshmëria sot. Duhet të bashkëjetojmë. Ka pasur viruse që kanë kaluar në 18 muaj dhe dy vjet. Nuk është se ky infeksion do të jetë pa fund. Nëse respektojë në 2-3 javë masat në mënyrë rigoroze, bie me 80% infeksioni”, tha kreu i Urgjencës Kombëtare.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare duke iu referuar studimeve më të fundit tha se, përdorimi i maskës parandalon me 70% infektimin me COVID-19. Z. Brataj bëri thirrje për ndërgjegjësimin e qytetarëve në respektimin e distancimit dhe mbajtjen e maskës dhe të mos marrin për bazë teoritë konspirative pasi janë shumë të dëmshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJYQI I VITIT/ Amber Heard nxjerr foton turpëruese të ish-bashkëshortit Johnny Depp
Previous article PËRFUNDON INTERVISTA NE HAGË/ Thaçi: Iu përgjigja të gjitha pyetjeve, nesër do të vazhdojmë përsëri

F.autor

Postime të ngjashme

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet Aktualitet

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO) Aktualitet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO)

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt Aktualitet

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT