Në një intervistë në “RTV Dukagjini”, Berisha i është përgjur akuzave të bëra ndaj nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, se ka strehuar Arkanin në Shqipëri.
Ermal Panduri: A keni zhvilluar takim në Shkodër me Arkanin në vitin 1992?
Sali Berisha: S’kam zhvilluar kurrë takim me asnjë serb, asnejherë, përvec takimeve ndërkombëtare. Kjo është e verteta.
Ermal Panduri: A është treguar Arkani gjatë kohës…
Sali Berisha: Ky është vetëm një trillim i kuzhinës së shërbimeve të fshehta serbo- shqiptare qe bashkëpunojnë bashkë. Arkani të strehohej, po pse të strehohej Arkani, Arkani vriste e priste në Kosovë, pse, si do strehohej Arkani?
Ermal Panduri: Te komenti Thaçit thuhet qe është strehuar edhe Arkani..
Sali Berisha: Tani zotëri, do flas e do e mbyll unë këtë punë por kurrën e kurrës. Kurrë ndonjëherë.
E kam dëgjuar për herë të parë këte shpifjë, mund të ketë 5-6 vjet, që i është thënë kjo gjë dikujt, dhe une kam ngel ë.., kurrë s’mund të vintë.
Ai ishte njeriu më gjakësor në Kosovë, dhe si, kush mund të… Duhet të jesh shum naiv dhe të mendosh se ai mund të kërkonte shpëtim në Shqipëri ose strehë në Shqipëri.