• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTERVISTA/ Berisha i përgjigjet akuzave: Adem Jashari s’është arrestuar kurrë në Shqipëri
Home
Shqipëri

INTERVISTA/ Berisha i përgjigjet akuzave: Adem Jashari s’është arrestuar kurrë në Shqipëri

7 August, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Ish kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur disa prej akuzave që i janë bërë ndër vite, si thyerja e embargos së naftës ndaj Serbisë dhe arrestimi i disa luftëtarëve të UÇK-së, përfshi edhe Adem Jasharin.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ia përsëriti së fundmi këto akuza Berishës, teksa u përplasën për çështjen e korrigjimit të kufijve të Kosovës.

Berisha tha se asnjë luftëtar i UÇK-së nuk është arrestuar në Shqipëri, ndërsa u shpreh se e ka kundërshtuar embargon e naftës pasi dëmtoi rëndë Kosovën, por megjithatë tha se e ka zbatuar.

Deklarata e Berishës për Tv Dukagjini:

Në vitin 1992 kur unë jam bërë president i këtij vendi, në Shqipëri janë stërvitur me dhjetra dhe qindra ushtarë të UÇK-së. Midis të tjerëve nga ata që kam takuar është i dokumentuar edhe komandanti legjendë Adem Jashari. Së dyti, gjatë gjithë atyre viteve, të gjithë ata që kanë dashur të kryejnë veprimeve kundër serbëve në Kosovë, janë përcjellë deri në kufi.

Një rast ka qenë Zahir Pajaziti, i cili kishte marrë një thes me armë dhe e kapin rojet e kufirit. Mund ta kapnin, mund edhe të mos e kishin kapur. Njoftuam në Kosovë dhe i thanë që ta lënë të lirë. Adem Jashari nuk është arrestuar kurrë. Është e tëra trillim i atyre që janë arrestuar, për motive krejt të tjera.

Nëse Hashim Thaçi është ankuar për mua në 2009, është ankuar për të mbuluar problemet e tij. Unë kurrë nuk bëj mbledhje dhe tratativa të fshehta. Mund të jetë ankuar 100 herë, s’ka asnjë vlerë për mua.

Për embargon ka dokumenta ndërkombëtare. Ato thonë 96% të naftës së Serbisë shkon nga Danubi, nga Rumania, 4% shkon nga vendet e tjera.

Tani ata tanket i kishin plot, Kosova s’kishte naftë, çmimi aty shkoi në stratosferë. Unë publikisht kundërshtoja embargon, por e zbatoja embargon. Mund të ketë patur raste kontrabande, këtë nuk e mohoj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PAZAKONTË/ TRAJNERËT në Bundesligë ZBULOJNË kush e fiton TITULLIN sivjet…
Previous article MERO BAZE/ Tre pikëpyetje rreth propozimit të presidentit Thaçi

F.autor

Postime të ngjashme

ARKËMORTI NË PROTESTË/ Berisha: Përsëritën 20 Shkurtin e 1991, i organizuan Ramës me simbolizma funeralin politik Politikë

ARKËMORTI NË PROTESTË/ Berisha: Përsëritën 20 Shkurtin e 1991, i organizuan Ramës me simbolizma funeralin politik

PUBLIKON PAMJET NGA PROTESTA/ Rama: ‘Arkivoli politik’ është simbol i së shkuarës dhe nuk duhet të rikthehet Breaking News

PUBLIKON PAMJET NGA PROTESTA/ Rama: ‘Arkivoli politik’ është simbol i së shkuarës dhe nuk duhet të rikthehet

AKTI NORMATIV PËR BUXHETIN 2026/ Rama: Ekonomia u rrit përtej parashikimeve, bonus për pensionistët dhe mbështetje sociale Politikë

AKTI NORMATIV PËR BUXHETIN 2026/ Rama: Ekonomia u rrit përtej parashikimeve, bonus për pensionistët dhe mbështetje sociale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT