• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTERVISTA/ Avokati nga Fieri në Gjykatën e Britanisë: Drejtësia shqiptare është e korruptuar
Home
Sociale

INTERVISTA/ Avokati nga Fieri në Gjykatën e Britanisë: Drejtësia shqiptare është e korruptuar

11 November, 2017 irahetemaj Sociale

Rënia e firmave piramidale dhe kaosi politik i vitit 1997, bëri që shumë shqiptarë të largoheshin nga vendi.

Edhe pse destinacionet më të preferuara ishin Greqia apo Italia, një pjesë tjetër zgjodhi Anglinë, si vendin ku do të plotësonin ëndrrat e veta.

Disa nuk ia dolën mbanë, por kishte edhe nga ata të cilët patën sukses. Një prej tyre është Nalton Shtëmbari, 44 vjeçari nga qyteti i Fierit.

Naltoni është djali i një prej mësuesve më të dashur në Fier, Kristaq Shtëmbarit, i shpallur Mësues i Popullit. Për ta nderuar, qyteti i Fierit i ka vënë emrin e tij një shkolle 9 vjeçare në Fier.

Që në vegjëli Naltonit i pëlqente të ishte avokat dhe i vendosur për t’ia dalë mbanë, në shtator të ’91, ai nisi studimet për drejtësi në Tiranë.

Menjëherë më pas gjeti punë si jurist pranë Bankës Tregtare Kombëtare. Por përsëri, kaq nuk mjaftonte.

“Situata në Shqipëri ishte shumë e tensionuar dhe zhvillimi profesional dukej i pamundur”.

Së bashku me bashkëshorten, të cilën e ka njohur që në vitet kur ishin ende studentë, nisen drejt Londrës. Atje i priste, motra e Naltonit, e cila punonte për seksionin shqiptar të BBC.

Babai i dy fëmijëve rrëfen për Dritare.net se fillimi ishte i vështirë, edhe pse e njihte mirë anglishten dhe kishte diplomë për juridik, ai punoi si kamerier e si përkthyes.

“Kam përkthyer pothuajse kudo, në polici, gjykatë, spitale, shërbime sociale, shkolla, studio filmi etj. Kam përkthyer në qindra seanca gjyqësore dhe mësova kaq shumë, sa që ndihesha tepër konfident në njohuritë e ligjit.”

Vullneti i Naltonit është shumë i madh, ndaj edhe eksperienca e tij profesionale është e gjatë. Në 2004-rën, ai nisi studimet në “Open University”, ku edhe punonte pranë një avokati. Më pas filloi të punojë në kompaninë e avokatëve ‘TV Edwards Solicitors’.

“Kur isha në TV Edwards mbarova juridikun, bëra kursin e praktikës ligjore dhe u kualifikova si avokat. Gjatë kësaj kohe unë punova si një nga editorët e librit Blackstone’s Police Station Handbook nga Oxford University Press”.

Sot 44 vjeçari punon për kompaninë Capsticks në Londër, avokat i pasurive të patundshme dhe përfaqëson ekskluzivisht disa pronarë të mëdhenj tokash në Angli.

Sa e vështirë është të jeni shqiptar në sallën e Gjykatës Britanike? Po në punë, teksa ju rriteshit profesionalisht, keni ndjerë paragjykime?

Kam qenë me shumë fat që kam punuar në gjykata dhe institucione ligjore, ku nuk e kam ndjerë asnjëherë paragjykimin. Çdo gjë që unë kam fituar, ka qenë si rezultat i punës sime.

Të jesh avokat në Angli është magjike dhe nuk ka asnjë problem që nuk je britanik, për sa kohë e bën punën siç duhet.

Çështjen e parë si e kujtoni, po atë më të vështirën?

Çështja e parë në Gjykatën e Lartë ishte një çështje penale. Unë përfaqësova një ish-ushtar amerikan për armë mbajtje pa leje në Londër. Këtë gjyq unë e fitova dhe nuk di ta përshkruaj se sa shumë u gëzova. Më vinin mesazhe pafund urimi nga miq e të panjohur.

Ndërsa, çështja më e vështirë ishe një vrasje e dyfishtë në Londër, e cila zgjati për gati dy vjet. Kërkonte përkushtim maksimal.

Sa çështje gjyqësore numëroni?

Nuk e di numrin e saktë, por mund të them me qindra si në Gjykatë të Lartë dhe në atë të Ulët. Të qenit avokat të mëson çdo gjë në lidhje me profesionin, pasi përfaqëson një numër të madh klientësh dhe përballesh me prokurorë e gjykatës në çdo moment. Të gjithë e dinin që unë isha shqiptar dhe ndonjëherë më thoshin për të ndihmuar me gjuhën e ndonjë të pandehuri shqiptar në Gjykatë.

Po sa i takon sistemit gjyqësor në vendin tonë, jeni i përditësuar?

Po jam i përditësuar, të paktën aq sa transmetohet në televizione. Sistemi gjyqësor në Shqipëri është ndryshe nga ai i Anglisë. Edhe pse u bë një kohë e gjatë qëkur u largova, përsëri i ndjek me shumë kujdes.

Sipas jush ku po çalon drejtësia shqiptare?

Për mendimin tim, drejtësia shqiptare ka një problem shumë të madh. Ai është korrupsioni. I cili është bërë pjesë e kulturës në Shqipëri, ku nuk zgjidh dot asnjë hall pa paguar. Kjo është çështja kryesore dhe më e rënda, për të cilën duhet të merren masa sa më shpejt.

Sa funksional është ligji për Vettingun?

Ligji për Vettingun është i domosdoshëm për Shqipërinë. Drejtësia jo vetëm që duhet të bëhet, por edhe të duket që po bëhet. Por, kjo nuk mund të arrihet me njerëz të cilët janë dënuar më parë. Prandaj qeveritë duhet të bëjnë kujdes kur zgjedhin drejtuesit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ç'po "gatuajnë" Ledri dhe Noizy? 
Previous article NERTILA MAHO: Një erë të re për Hekurudhën Shqiptare?

irahetemaj

Postime të ngjashme

PAS PROTESTAVE PËR ZVËRNECIN/ Reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike Aktualitet

PAS PROTESTAVE PËR ZVËRNECIN/ Reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

RIKUALIFIKIMI I PALLATIT TË KONGRESEVE/ Juria shpall unanimisht fitues projektin e studios “Herzog &de Meuron Basel Ltd” Aktualitet

RIKUALIFIKIMI I PALLATIT TË KONGRESEVE/ Juria shpall unanimisht fitues projektin e studios “Herzog &de Meuron Basel Ltd”

SOT PROVIMI I PARË I MATURËS SHTETËRORE/ Nxënësit testohen në gjuhën e huaj Aktualitet

SOT PROVIMI I PARË I MATURËS SHTETËRORE/ Nxënësit testohen në gjuhën e huaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT