• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTERVISTA/ Albin Kurti: Në vend të taksës reciprocitet, dialogu nis me serbët e Kosovës
Home
Intervista

INTERVISTA/ Albin Kurti: Në vend të taksës reciprocitet, dialogu nis me serbët e Kosovës

7 October, 2019 F.autor Intervista, Rajon

Kosova ka zhvilluar ditën e djeshme zgjedhjet e parakohshme pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Këto zgjedhje u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje me kandidat për kryeministër Albin Kurtin.

Në një intervistë për të dërguarin e Top Channel në Prishtinë, Muhamed Veliu, Kurti ka folur për taksën ndaj Serbisë dhe për dialogun me ta.

Muhamed Veliu: Zoti Kurti, krahas qeverisjes për ta ndryshuar realitetin ekonomik të Kosovës dhe çështjeve sociale ju si kryeministër i ardhshëm i Kosovës keni edhe peshën e rëndë për t’u marrë me çështjet e taksës, po ashtu dhe me rinisjen  e dialogut me Beogradin, jeni i gatshëm që ta hiqni taksën? Si do veproni?

Albin Kurti: Në nuk heqim taksën, por e zëvendësojmë me parimin e reprocitet, pra taksa nuk ka qenë asnjëherë politikë e Vetëvendosjes. Unë nuk u përkas atyre që thonë se mund të vijë ky uji nga Serbia dhe në vend të 1 euro do të kushtojë 2, besoj që kriteri i marrëdhënieve të shëndosha bilaterale ndër shtetërore është reprociteti.

Serbia nuk pranon as certifikatat e prodhimit të mallrave as targat e regjistrimit asgjë nuk pranon nga republika e Kosovës dhe kjo është e patolerueshme. Besoj për të gjithë neve e padyshim për qeverisjen tonë të ardhshme, sa i përket dialogut me Serbinë qysh në javën e parë si kryeministër unë do të filloj dialogun me serbët e Kosovës, dialog prej poshtë lart dhe përveç kësaj dialog për zhvillim  e për integrim, jo për pajtim. S’më ka bërë gjë mu serbi nga Graçanica, pajtimi bëhet kur Serbia e pranon pavarësinë e Kosovës edhe na i paguan dëmet e luftës nuk kemi pse pajtohemi me serbin e Grçanicës.

Dhe tjetra është, se që në muajin e parë do të vendos kontakte me zotin Borrel, pasardhësin e Mogherinit i cili  është përgjegjës për politikën e jashtme dhe sigurinë e BE-së, përfaqësues i lartë atje dhe ta kemi dialogun për dialogun.

Dialogun me Brukselin për dialogun me Serbinë, që ai të jetë i përgatitur mirë me parime si me treg e sikur që ishte tregu tash, por në muajin e parë do ta bëjmë një bilanc të 33 marrëveshjeve të nënshkruara me Serbinë nga viti 2011 deri në vitin 2017.

Dialogun gjashtë vjeçar ne nuk e kemi shumë të qartë çka është zbatuar, pse nuk është zbatuar ajo që nuk është zbatuar dhe cili ka qenë ndikimi dhe thelbi i këtyre marrëveshjeve në jetën e qytetarëve të Kosovës. Pas këtyre do të krijoj ekipin negociator edhe me opozitën, do ta udhëheq vetë ekipin negociator dhe do ti shtoj kërkesa Serbisë.

Serbia thotë cila është oferta juaj, oferta jonë për Serbinë janë kërkesat tona për Serbinë, pra borxhin që na e ka ajo neve dhe unë jam i bindur që dialogu i ardhshëm do të jetë shumë më solid dhe nuk do të jetë jo transparent, anash popullit apo prapa tij. Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME NJË LOOK TË RI/ Shikoni sa bukur ngjan Dojna Mema me këtë model flokësh (FOTO)
Previous article ''JENI TË PASFIDUESHËM''/ ''Portokallia'' filloi dhe njerëzit nuk mund të ishin më të lumtur (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave Breaking News

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT