Sot ka shënuar edhe dita e parë e muajit të Ramazanit, një muaj I shenjtëpër të gjithë besimtarët muslimanë.
Argjërimi është një nga pikat kyç të Ramazanit, ku AlpeNews.al ka biseduar me Lulie Hasen, 21 vjeçaren, që studion prane Fakultetit të Shkencave Sociale, që ka filluar të argjërojë pjesërisht që në moshën 10 vjeç.
Lulie, një vajzë shembull për shoqërinë, mes studimeve universitare dhe punës gjen kohë edhe për ritet fetare dhe sakrifikon duke argjëruar.
Ja çfarë thotë ndër të tjera Lulie: Une ndihem një person që kam gjetur paqen shpirtërore , rifreskine e mendjes larg mendimeve negative , pastrimin e gojës nga thashethemet dhe përgojëimet. Ndihem e çliruar nga një monotoni mbytëse , pasi gjatë agjërimit ne si besimtarë jemi gjatë gjithë kohës në përmirësimin e vetvetës edhe marrëdhenieve me te tjerët .
INTERVISTA E PLOTË:
Kur keni filluar të argjëroni për herë të pare?
Argjërimi im i parë starton që në fëmijëri në moshën 10 vjeçe, që me vullnetin tim të plotë edhe me shumë dëshirë gjatë muajit të Ramazanit kam argjëruar 3 ditë.
Çfarë do të thotë për ju të argjërosh dhe cilat janë ndjesitë e juaja gjatë këtij muaji?
Agjerimi është një ndër 5 obligimet bazë që ka feja islame .Agjërimi është përmbajtje (imsak) nga çka do që e prish atë, në kohën prej agimit të dytë deri në perëndim të diellit të ditës që agjërohet.
Unë agjëroj” ,sepse gjate muajit te bekuar të Ramazanit vërtetë ka uri, etje, kufizim dhe ndalim, por edhe shëndet dhe lirim nga robërimi. Në të ka revolucion kundër robërimit të ushqimit e të pirjes, kundër shprehisë e jetës monotone. Agjerimi sjell nje abstenim vullnetar nga kënaqësia dhe pikërisht kjo gjë paraqet lirinë. Agjërim do te thotë pastrim dhe ripërtëritje e mendjes , turpit edhe shpirtit .
Une ndihem një person që kam gjetur paqen shpirtërore , rifreskine e mendjes larg mendimeve negative , pastrimin e gojës nga thashethemet dhe përgojëimet. Ndihem e çliruar nga një monotoni mbytëse , pasi gjatë agjërimit ne si besimtarë jemi gjatë gjithë kohës në përmirësimin e vetvetës edhe marrëdhenieve me te tjerët .
A e shikoni si faktor pengues jetën dinamike (studime dhe punë) që bëni në procesin e argjërimit?
Ambienti social në të cilin jetojmë mund të jetë shpesh paragjykues, por kur një person e do vetëveten edhe të tjerët do e duan për atë që është.
Ky ka qenë edhe çelësi im që të gjithë më kanë mikëpritur në shoqërinë e tyresi në shkollë , punë, dhe në rrethin e gjerë shoqëror.
Argjërimi më jep më shumë forcë dhe vullnet, prandja kjo nuk ndikon as në rezultatet e mia në shkollë dhe as në marrëdhëniet në punë.
Madje më ka rezultuar që gjatë muajit të Ramazanit, produktiviteti im është në rritje
A mendoni se të rinjtë janë të përkushtuar ndaj besimit, dhe cili është elementi kyç, familja apo vetë ndjesia e brendshme?
Unë si person jam pozitiviste dhe mundohem që çdo gjë ta shoh në këtë këndvështrim, prandaj për sa i përket besimit mendoj se ka të rinj që besojnë shumë, kanë vlera dhe edukatën, që jo vetëm nderona ta, por edhe ne si shoqëri.
Pavarësisht se njoh edhe anën e kundër të kësaj panorama, mendos se të rinjtë e llogjikshëm e kanë gjetur rrugën e tyre dhe synimin se përse jetojmë.Në rastin tim familja nuk ka qenë aspak imponuese, pasi unë nuk vij nga një familje predikuese e fesë, por unë si një fëmijë kureshtar dhe me shumë vullnet për të mësuar sa më shumë gjëra të reja dhe njohuri rreth botës, pata dëshirën të bëhesha predikuese e fesë dhe I jam mirënjohëse zotit.
Mendoj se çdo person e tij të veçantë të besimit dhe të lidhjes me krijuesin, prandaj i mbteem mendimit se kjo vjen brenda individit dhe ky është besimi më i drejtë, pa imponim, pa dhunë, pa frustum, por me Dëshirën e Zotit.
Ka pasur ndonjeherë persona ne jetën tënde që të kanë thene të mos agjërosh apo qoftë edhe kane qenë kundër besimit tënd?
Sigurisht që në një shoqëri kaq të gjerë mund të më ketë qëlluar ndonjë që nuk e ka kuptuar bekimin që sjell argjërimi për njeriun dhe mund të më ketë bërë pyetje të tilla si “Pse argjëron?” “Çfarë janë këto rite?”, “Çfarë bën që rrin kështu?” etj.
Por kur ua kam shpjeguar më kanë mirëkuptuar.
Në fakt, përgjithësisht njerëzit që më rrethojnë e mbështesin besimin tim dhe jam e lumtur për këtë gjë..
Ka qenë familja jote një shtysë për të agjeruar apo je e vetmja në rrethin tend të ngushtë?
Familja siç e theksova më lart nuk ka qenë shtysa që unë të bëhesha një predikuese e fesë.
Në familjen time jam i vetmi që predikoj, fali namazet, lexoj Librin e Shenjtë Kuranin, ndërsa në argjërimin tim kam edhe mamin që më bashkohet në këtë muaj të shenjtë.
Po jam ndikuar, nga një I agërmi im që studion për teolog, por edhe shoqëria në gjimnaz, shoqet me të cilat rrija, të cilat besonin dhe lexonin mbi fenë.
Gjithsesi theksoj se kryesisht ka qenë një ndjesi komplet vullnetshme,që e kam ndjerë dhe më ka bërë të lumtur.
Çfarë mesazhi do I jepnit të rinjve në lidhje me besimin dhe argjërimin?
Mesazhi im për të gjithë të rinjtë është: Zoti na ka dhënë dhuratën më të madhe, vullnetin e lirë për të zgjedhur. Ne mund ta krijojmë reëlitetin tonë, bazuar në besimet tona dhe kufizimi I vetes jemi vetë ne.
Kurrë mos hiqni dorë nga besimi juaj, zëvendësoni frikën me shpresë.
Përulësia, dashuria dhe besimi bëjnë mrekullinë.
Përgatiti: AlpeNews.al