• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Interpoli heq nga lista e të kërkuarve emrat e ish-ushtarëve të UÇK-së
Home
Rajon

Interpoli heq nga lista e të kërkuarve emrat e ish-ushtarëve të UÇK-së

27 February, 2018 Ina.Autor Rajon

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Flamur Sefaj ka raportuar sot para deputetëve, anëtarë në Komisionin për Punë të Jashtme. Sefaj në këtë komision ka raportuar për procesin e aplikimit të Kosovës në Interpol.

Gjatë fjalimit të tij ai ka folur për takimin e që ka pasur me sekretarin gjeneral të Interpolit në Lion, Jürgen Stock.

Sipas tij, gjatë këtij takimi ata i kanë konfirmuar se Kosova nuk ka nevojë të riaplikojë për anëtarësim dhe se ajo është në agjendën e saj, vetëm se duhet të futet në rendin e ditës.

Pos kësaj, kërkesa e palës kosovare sipas tij ka qenë edhe heqja dhe eliminimi i emrave të personave nga jeta politike e Kosovës dhe ajo shoqërore, nga lista e të kërkuarve të Interpol.

Sipas tij, dy ditë pasi janë kthyer nga ky takim ata edhe kanë marrë konfirmimin e Interpolit, se kanë aprovuar heqjen e këtyre emrave nga lista e Interpolit.

“Në pikën e dytë të rendit të ditës kemi pasur kërkesën që të bëhet edhe eliminimi dhe anulimi i emrave nga jeta politike të Kosovës dhe asaj shoqërore, të cilët ishin të kërkuar nga Interpol. Kemi kërkuar të eliminohen këta emra sepse kishim të bëjmë me kryeministrin por edhe me disa anëtarë tjerë të shoqërisë sonë.

Kemi kërkuar të paktën të kemi një kohë të caktuar se kur do të bëhet kjo. Ata na kanë përsëritur se do të bëhet shumë shpejt. he dy ditë pasi jemi kthyer nga Lion ata na kanë kontaktuar drejtpërdrejt dhe na kanë treguar se është aprovuar anulimi i emrave nga lista e të kërkuarve”, ka thënë Sefaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nënkryetari i Federatës Italiane ‘frikëson’ Chelsean: Conte kandidati kryesor për Italinë (FOTO)
Previous article Aktorja tregon situatën e sikletshme: Më ra të fikët para disa njerëzve të rëndësishëm (VIDEO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA E MINISTRES SERBE PËR SHQIPTARËT/ Marta Kos: E habitshme si vazhdon të jetë në detyrë Rajon

DEKLARATA E MINISTRES SERBE PËR SHQIPTARËT/ Marta Kos: E habitshme si vazhdon të jetë në detyrë

DEKLARATA SHOKUESE E MINISTRES SERBE: Nëse do isha unë në 1998 do e kisha pastruar etnikisht Kosovën Rajon

DEKLARATA SHOKUESE E MINISTRES SERBE: Nëse do isha unë në 1998 do e kisha pastruar etnikisht Kosovën

"ZGJEDHJE TË LIRA PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS POLITIKE"/ PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën Rajon

"ZGJEDHJE TË LIRA PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS POLITIKE"/ PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT