• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTERPERLANCË ME OPOZITËN NË KUVEND/ Lleshaj: Kriminaliteti në Shqipëri ka pësuar rënie me 50 %. Kemi sekuestruar pasuri të paligjshme
Home
Politikë

INTERPERLANCË ME OPOZITËN NË KUVEND/ Lleshaj: Kriminaliteti në Shqipëri ka pësuar rënie me 50 %. Kemi sekuestruar pasuri të paligjshme

18 June, 2020 s.autor Politikë

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në fjalën e tij në parlament, deklaroi se kriminaliteti në Shqipëri ka pësuar rënie, duke thënë se disa media e fryjnë situatën.

“Shqipëria është afër mesatares së vendeve të BE për sa i përket situatës nga kriminaliteti. Disa media e vizatojnë situatën në një mënyrë shumë të errët. Nëse i referohemi disa mediave, i bie që në mos të vijmë këtu fare. Por, e refuzoj faktin që në Shqipëri ka rritje krimi. Në Shqipëri do të ketë ulje kriminaliteti për sa kohë qeverisim ne. Sot media ka kushdo, madje edhe krimi ka media. Në konkluzionet që arrini për Shqipërinë, të keni kujdes sepse vendi ynë nuk është aq e errët sa bëhet nga disa media, që ndoshta kanë interes për ta bërë këtë punë. Policia po bën të mundur rritjen e sigurisë kudo në vend”, tha Lleshaj.

Sandër Lleshaj u shpreh më tej se OFL ka sekuestruar shumë pasuri që janë vendosur në mënyrë të paligjshme.

“SPAK ka nisur hetimet e saj, që ka vënë në sekuestro disa pasuri, që dikur ishin në duart e krimit. Krimi i organizuar është model suksesi e ky sukses i tillë duhet që të përfundojë. Pasuria përmes krimit do të goditet. Instrumentet tashmë janë të tilla, që sekuestron pasuritë kriminale. Lufta ndaj mbjelljes së kanabisit është zhvilluar në atë mënyrë, sa ka sukses tashmë të matshëm e të certifikuar tani. Kjo bëhet në kohën që Shqipëria po hap negociatat dhe vijon procesin integrues për në BE. Kemi shtuar kapacitetet tona. Është shtuar hetimi pro aktiv. Disa grupe, që mund të jenë edhe kriminale kanë nxitur qytetarët të merren me veprimtari kriminale të mbjelljes së hashashit.

Gjej rastin që kryepleqtë, bashkitë, të gjithë zyrtarët vendor të kenë kujdes të vazhdueshëm, sepse dështimi në këtë fushë, do të ketë pasoja të rënda penale për të gjithë zyrtarët që kanë detyrim për kontrollin e territorit. Edhe sasia e kanabisit që ka shkuar në Itali e në Greqi është në rënie. Janë mbi 1700 kg lëndë narkotike të kapura nga Shqipëria në Puglia. Duken shumë, por ka pasur kohë kur keni krijuar Republikë Kanabisi. Me Lazaratin tuaj keni nxirë faqen, kurse ne kemi arritur në minimume historike. Kemi minus 50 për qind krime në vend”, u shpreh Lleshaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article YLLI I SERIALIT TË NJOHUR AKUZOHET PËR PËRDHUNIMIN E 3 FEMRAVE/ Rrezikon burgun e përjetshëm (FOTOT)
Previous article KAPET BASHKËPUNTORI PËR VRASJEN E HEKURAN BILLËS/ Ja VIDEO kur ai shtrihet në tokë nga "blutë"

s.autor

Postime të ngjashme

AKUZAT E KRYEBASHKIAKUT/ Rama thyen heshtjen para socialistëve: S’janë të vërteta bisedat mes Gogut dhe Veliajt Politikë

AKUZAT E KRYEBASHKIAKUT/ Rama thyen heshtjen para socialistëve: S’janë të vërteta bisedat mes Gogut dhe Veliajt

ASAMBLEJA E PS/ Rama: Misioni i qartë, muaj vendimtarë për të folur me ata që deri sot s’na kanë dëgjuar Politikë

ASAMBLEJA E PS/ Rama: Misioni i qartë, muaj vendimtarë për të folur me ata që deri sot s’na kanë dëgjuar

"S'MUND T'I GJUASH ME GURË..."/ Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin, nëse duhet të jem flamingo, më quani Politikë

"S'MUND T'I GJUASH ME GURË..."/ Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin, nëse duhet të jem flamingo, më quani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT