• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTERPELANCA ME BALLUKUN/ Shehaj: Keni 2 vjet që e mbani pezull! Skandal, s’pyesni për Kushtetutën, ajo vazhdon e firmos
Home
Politikë

INTERPELANCA ME BALLUKUN/ Shehaj: Keni 2 vjet që e mbani pezull! Skandal, s’pyesni për Kushtetutën, ajo vazhdon e firmos

3 February, 2026 s.autor Politikë

Lideri i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, mori fjalën në Kuvend duke lexuar nenin 80 të Kushtetutës ku thuhet se afati maksimal i kabinetit për t’i përgjigjur interpelancave është 3 javë.

Deputeti tha se ka kërkuar një interpelancë me Belinda Ballukun prej 2 vjetësh, por ende nuk ka ndodhur. Më pas ai tha se ky është një skandal në mbrojtje të zv/kryeministres duke mbajtur pezull një interpelancë, ndërsa ndaj saj ka kërkesë për pezullim e arrestim.

“Kam kërkuar një interpelancë në korrik 2023 me Belinda Ballukun. Para 2 vjetësh, 2! Kushtetuta thotë tri javë. Unë nuk e di ku e gjeni kurajën të vini dhe të bëni sikur s’ka ndodhur asgjë! Tani unë e kuptoj shqetësimin tuaj, doni të lejoni që Belinda Balluku të vazhdojë të abuzojë me fondet, me paratë e shqiptarëve. Nuk pyesni as për kushtetutën, as kërkesën për arrestim, as për kërkesën për pezullim të Belinda Ballukut. Ky është një skandal i vërtetë! Vazhdoni flisni për gjithçka, por vetëm për një gjë nuk flisni. Si të mbrojmë paratë e qytetarëve shqiptarë nga hajdutët, nga abuzuesit? Ky është problemi! Është turp që të mbani pezull një interpelancë 2 vjet! Ndërkohë zv/kryeministrja çfarë bën? Vazhdon dhe firmos! Vazhdon dhe firmos abuzimet e radhës së qeverisë! Duhet t’i jepni fund mbrojtjes së Belinda Ballukut. Mjaft më! Nuk mund të shkelni kushtetutën! Nuk mund të vazhdohet me këtë mënyrë! 2 vjet një interpelancë me Belinda Ballukun! Belinda Balluku nuk e di do të jetë a s’do të jetë më zv/kryeministre! Nuk e di a do të jetë a s’do të jetë më deputete e këtij Kuvendi, ndërkohë ka një interpelancë 2 vjet! Keni 2 vjet që mbroni BB! Është turp!”, tha Shehaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 9 VITE PA PENËN E DIRTËRO AGOLLIT/ Poeti që la gjurmë në letërsinë shqiptare
Previous article "PREJ 4 MUAJSH QENDRA SHËNDETËSORE NË NJËSINË 5 NUK FUNKSIONON"/ Braçe në Kuvend: Kam kërkuar pyetje-përgjigje me ministren e Shëndetësisë

s.autor

Postime të ngjashme

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit Politikë

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar Politikë

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT