• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Interi, ndaj Lazios për të ‘shkelmuar’ krizën
Home
Futboll

Interi, ndaj Lazios për të ‘shkelmuar’ krizën

30 December, 2017 Q.Autor Futboll, Sport

Inter-Lazio, një ndeshje për t’u fituar me çdo kusht, sepse humbje do të thotë shkëputje nga grupi i kryesuesve. Në “San Siro”, supersfida e fundit e Serie A në vitin 2017 do të vendosë shumë për fatet e të dyja skuadrave, që prezantohen në këtë 90-minutësh me humor, energji dhe moral të ndryshëm. Zikaltërit pas dy humbjeve rresht në kampionat dhe eliminimit në Kupë, rrëzuan brenda pak ditëve gjithçka të bukur të ndërtuar deri në këtë pikë të sezonit.

Luciano Spalleti, përveç problemeve në mbrojtje me mungesat e sigurta të Mirandas dhe Dambrosios, duhet të bëjë llogaritë edhe me mungesën e energjive, sepse ndeshja do të luhet 72 orë pas 120 minutave sfilitëse të derbit të Milanos. Në krahun tjetër, Simone Inzaghi i ka të gjithë lojtarët në dispozicion dhe shijon momentin pozitiv, pasi skuadra e tij ka prerë biletën e gjysmëfinales së Kupës, ku u tregua e matur për të mos u shtrydhur shumë në prag të këtij dueli.

Me 36 gola të shënuar, Lazio është skuadra me sulmin e 3-të më të mirë pas Juves dhe Napolit, por mban vendin e parë për raportin e rasteve të krijuara dhe golat e shënuar, pasi është skuadra më cinike me 18.8 % të rasteve të konkretizuara në gol. Inter-Lazio është edhe sfida mes dy prej sulmuesve më të mirë të Serie A, Icardi dhe Immobile, ku argjentinasi numëron 17 gola, vetëm 1 më shumë se italiani, prandaj në një pjesë të madhe kjo sfidë mund të vendoset edhe nga ata të dy, pa të cilët skuadrat e tyre vuajnë shumë për të gjetur rrugën e rrjetës.

Një duel që për Interin nuk vlen vetëm fatin e zonës Champions, por edhe plot 3.5 milionë Euro për lojtarët. Në rast se zikaltërit barazojnë ose fitojnë, atëherë nga kontratat që lojtarët kanë me klubin, ata përfitojnë këtë shumë sepse presidenca ka premtuar bonusin në rast të klasifikimit mes 4 të parave në përfundim të fazës së parë. Sezonin e kaluar, Interi e dominoi skuadrën kryeqytetase në të dyja sfidat, por muzika e këtij sezoni ndryshon, pasi Lazio ka arritur të gjejë modulin fitues dhe lojtarët e duhur për ta interpretuar.

Milinkovic Savic është identikiti i lojtarit që mungon në mesfushën zikaltër, që vuan për të krijuar në qendër të fushës, por pikën më të fortë e ka në krahët e Perisic dhe Candrevas, që gjithsesi gjatë ndeshjeve të fundit kanë stonuar, kjo edhe për shkak të kalendarit të ngjeshur gjatë muajit Dhjetor. Takimi do të luhet të shtunën në orën 18:00 dhe do të jetë akti i fundit i madh në Itali, përpara numërimit mbrapsht për t’i hapur rrugë një tjetër viti të gjatë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Shumë vonë për Trump që të çarmatosë Korenë, lufta mund të shpërthejë 9 muajt e ardhshëm”
Previous article Paratë e hashashit dhe turizmi, si euro zbriti në nivelin më të ulët në 2017-n

Q.Autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRI-IZRAEL/ Nis miqësorja në “Air Albania” Futboll

SHQIPËRI-IZRAEL/ Nis miqësorja në “Air Albania”

FORMACIONET ZYRTARE/ Maran befason me 11-shen e tij të parë në krye të kuqezinjve, ja si rreshtohet Kombëtarja përballë Izraelit Futboll

FORMACIONET ZYRTARE/ Maran befason me 11-shen e tij të parë në krye të kuqezinjve, ja si rreshtohet Kombëtarja përballë Izraelit

MIQËSORJA SHQIPËRI-IZRAEL/ Policia publikon planin e masave! Bllokohet qarkullimi i mjeteve në rrugët pranë ‘Air Albania’, ndalimi nis prej orës 16:00 Aktualitet

MIQËSORJA SHQIPËRI-IZRAEL/ Policia publikon planin e masave! Bllokohet qarkullimi i mjeteve në rrugët pranë ‘Air Albania’, ndalimi nis prej orës 16:00

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT