Trajneri i Interit, Luciano Spalletti insiston se pritjet për skuadrën e tij ishin jo reale, për shkak të rezultateve të mira në fillim të sezonit
Inter ka shënuar fitoren e parë në nëntë ndeshjet e fundit të Serie A, duke mposhtur në San Siro skuadrën e Bolognas 2:1.
Pas ndeshjes trajneri Lucani Spalletti tha se nuk ka qenë e lehtë të dalin nga kjo situatë, por inisiston se pritjet për ta kanë qenë jo reale.
“Të dalim nga kjo situatë nuk ishte e lehtë. Ne e filluam shumë fortë sezonin me rezultate të pabesueshme, kështu që pritjet u rriten”, tha Spalletti për Mediaset Premium.
Inter pas kësaj fitoreje kthehet në vendin e tretë në tabelë më 48 pikë, dy më shumë se sa Lazio dhe katër më shumë se sa Roma që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.