• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Inter nuk di të ndalet. Fiton edhe në transfertën e vështirë ndaj Veronas (VIDEO)
Home
Futboll

Inter nuk di të ndalet. Fiton edhe në transfertën e vështirë ndaj Veronas (VIDEO)

30 October, 2017 orgesazhuri Futboll, Sport

Inter ia del të marrë fitoren në Verona, me rezultatin 1-2 dhe rikthehet në vendin e dytë të renditjes, me 29 pikë. Ndonëse jo pa vështirësi, zikaltrit kanë vendosur një rekord sot, sepse kanë regjistruar nisjen më të mirë të sezonit, me 29 pikë në 11 takime, duke lënë pas Interin e Mourinhos, me 28 pikë në 11 ndeshjet e para.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin, pas golit të Borja Valeros, i cili shfrytëzoi më së miri një krosim të Candrevës. Gjithsesi, zikaltrit vuajtën shumë të zhbllokojnë rezultatin, sepse përballë kishin një Verona të vendosur mjaft mirë në mbrojtje, që linte shumë pak hapësira.

Në pjesën e dytë Verona hidhet në kërkim të golit të barazimit dhe sfida bëhet shumë emocionuese. Në minutën e 56’, një gabim i Dambrosios detyron portierin Handanoviç të bëjë faull ndaj Çerçit dhe gjyqtari, pasi u konsultua me moviolën, akordoi 11 metërsh. Pazzini, i sapofutur në fushë, ekzekutoi saktë penalltinë, duke barazuar përkohësisht rezultatin.

Vetëm 8 minuta më pas, ishte kroati Perisiç, që shënoi një supergol në trekëndëshin e portës së Veronës dhe riktheu avantazhin në favor të Interit. Minutat në vijim ishin shumë emocionuese, me raste në të dyja portat, por pa sjellë ndryshim rezultati.

Pas javës së 11, të Serisë A, renditja kryesohet nga Napoli me 31 pikë, i ndjekur nga Interi me 29 dhe Juventus e Lazio, me 28.

67’ – Super gol i Perisiç dhe Inter rikthehet në avantazh. Kroati ka gjuajtur në mënyrë të shkëlqyer një top të larguar nga mbrojtja veroneze, duke gjetur trekëndëshin e portës kundërshtare.

 

59’ – VAR ndëshkon Interin. Pazzini i sapofutur shndërron në gol një 11 metërsh të akorduar me ndihmën e teknologjisë. Handanoviç tenton të largojë një top, por sipas gjyqtarit ka shkaktuar faull ndaj Çerçit, i cili po mbronte topin.

 

– Inter mbyll pjesën e parë në avantazh, pas golit të Borja Valeros, i cili shfrytëzoi më së miri një krosim të Candrevës. Gjithsesi, zikaltrit vuajtën shumë të zhbllokojnë rezultatin, sepse përballë kishin një Verona të vendosur mjaft mirë në mbrojtje, që linte shumë pak hapësira.

35’ – Inter kalon në avantazh. Borja Valero ndjek mjaft mirë një krosim të Candrevës dhe e dërgon në rrjetë, duke shënuar golin e parë me fanelën zikaltër.

  • Tags
  • inter
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Xhihani i Fate të Kryqëzuara çudit fansat...
Previous article Ja kush është I VETMI deputet që nuk është përgjuar nga Visho Ajazi

orgesazhuri

Postime të ngjashme

ZYRTARE/ Te Tirana e mbylli duke mposhtur Egnatian, trajnerit i besohet projekti i ri në Holandë Futboll

ZYRTARE/ Te Tirana e mbylli duke mposhtur Egnatian, trajnerit i besohet projekti i ri në Holandë

ELBASANI NUK NDALET/ Katër afrime për Kategorinë Superiore. Gati goditjet e fundit Futboll

ELBASANI NUK NDALET/ Katër afrime për Kategorinë Superiore. Gati goditjet e fundit

HUMBJA NDAJ SPANJËS/ Messi: Dhimbje e madhe, kjo plagë do kohë! Sot është e vështirë të vlerësojmë Futboll

HUMBJA NDAJ SPANJËS/ Messi: Dhimbje e madhe, kjo plagë do kohë! Sot është e vështirë të vlerësojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT