• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Integrimi në BE/ Zyrtari gjerman mesazh Shqipërisë: Luftoni korrupsionin dhe përshpejtoni Vettingun
Home
Shqipëri

Integrimi në BE/ Zyrtari gjerman mesazh Shqipërisë: Luftoni korrupsionin dhe përshpejtoni Vettingun

13 June, 2018 Redaktor2 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Zyrtari i lartë gjerman, Christian Lange, i ka bërë thirrje politikës shqiptare të luftojë korrupsionin, të vijojë thellimin e reformave dhe të shmangë bllokadat, si tre elementë tepër të rëndësishëm për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Sekretari Parlamentar i Shtetit në Ministrinë e Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Lange, deklaroi se korrupsioni shkatërron ekonominë e tregut dhe është shqetësim për jetën e qytetarëve shqiptarë.

Sipas tij, korrupsioni mbështet krimin e organizuar, terrorizmin dhe është risk për aparatin e sigurisë. Ai tha se nuk mund të japë përgjigje lidhur me vendimin për hapjen e negociatave në fund të qershorit, por shtoi se progresi në sistemin e drejtësisë dhe përshpejtimi i reformave janë një hap i rëndësishëm në këtë vendimmarrje.

“Korrupsioni është kundër zbatimit të së drejtave të njeriut. Korrupsioni shkatërron ekonominë e tregut, gjë të cilën pata mundësinë të informohem. Investitorët gjermanë më sollën në vëmendje se problemi kryesorë që kanë është korrupsioni. Natyrisht që korrupsioni është shqetësim edhe për jetën publike të qytetarëve shqiptarë, korrupsioni mbështet krimin e organizuar, terrorizmin dhe është risk për aparatin e sigurisë.

Korrupsioni në sistemin e drejtësisë pengon qasjen në gjyqësor, që është baza për sistemin e drejtësisë dhe për një proces të ndershëm. Vazhdimi i zbatimit të procesit të Vetingut është shumë i rëndësishëm. Ky proces jo vetëm duhet vazhduar, por edhe duhet përshpejtuar. Sot nuk mund të jap një përgjigje lidhur me vendimin për hapjen e negociatave. Ajo që mund t’iu them është që progresi në sistemin e drejtësisë, përshpejtimi i reformave është një nga hapat e rëndësishëm që do ketë ndikim në këtë vendimmarrje.

Ky është një vendim unanim që merret nga shefat e qeverive dhe të shteteve të BE. Edhe shtete të tjera anëtare do të hedhin vështrimin nga sistemi i drejtësisë i Shqipërisë, ndaj ky sistem është i rëndësishëm. Bllokadat politike nuk ndihmojnë për progresin e vendit. Ne vijmë nga kultura të ndryshme politike, ne në Gjermani jemi të drejtuar drejt konsensusi, gjë që nuk e konstatoj në Shqipëri.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Impakti "Igli Tare"/ Lazio do ketë edhe një shqiptar tjetër në organikën e saj
Previous article Diplomacia e Trumpit në takimin me Kim Jong Un dhe para aleatëve të G7

Redaktor2

Postime të ngjashme

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online Politikë

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online

"PLAS" SHERRI BRENDA KAFAZIT TË XHAMIT NË GJKKO/ Të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin, ndërpriten të gjitha seancat Aktualitet

"PLAS" SHERRI BRENDA KAFAZIT TË XHAMIT NË GJKKO/ Të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin, ndërpriten të gjitha seancat

18 GËZHOJA NË VENDIN E NGJARJES/ Zbardhen detaje nga të shtënat në Mirditë, 45-vjeçari që u gjet i vdekur në makinë dyshohet si autor i vrasjes së Anton Kelit Aktualitet

18 GËZHOJA NË VENDIN E NGJARJES/ Zbardhen detaje nga të shtënat në Mirditë, 45-vjeçari që u gjet i vdekur në makinë dyshohet si autor i vrasjes së Anton Kelit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT