• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTEGRIMI NË BE/ Soreca: Klasa politike të punojë më shumë në fushat që KE rekomandoi…
Home
Politikë

INTEGRIMI NË BE/ Soreca: Klasa politike të punojë më shumë në fushat që KE rekomandoi…

1 November, 2021 s.autor Politikë

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ka kërkuar më shumë punë nga Shqipëria në fushat kur raport i progresit të KE ka evidentuar se kanë nevojë ende për përmirësime. I pranishëm në Këshillin Kombëtar të Integrimit, ku u mblodh për hapjen e Shkollës së Integrimit Europian 2021, Soreca tha se klasa politike duhet të dyfishojë përpjekjet për integrimin duke pasur si udhërrëfyes progres raportin e KE. Soreca tha se BE mbështes integrimin e Shqipërisë dhe për këtë arsye kontribuon çdo vit me 100 mln euro, para, donacione apo grante për transformimin e të gjithë sektorëve të shoqërisë.

“Rekomandimet që jepen në raportin e KE identifikojnë fushat për të cilat duhet të ketë më shumë punë, si historiku për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, liria e medias dhe të drejtat e pakicave janë një udhërrëfyes jo vetëm për qeverinë por dhe gjithë institucionet që të fokusohen gjatë javëve në vijim. Shqipëria duhet të dyfishojë përpjekjet e saj, të ketë atë shndërrim socio-ekonomik që i duhet vendit dhe të bëhen bashkë të gjithë aktorët nga pjesët e ndryshme të politikës në Shqipëri dhe gjithë segmentet e shoqërisë dhe kjo është vlera e shtuar që sjell Këshilli Kombëtar. Procesi i integrimit po ndodh çdo ditë këtu në Shqipëri. BE mesatarisht i jep Shqipërisë çdo vit 100 mln euro duke kontribuar për këtë transformim të gjithë sektorëve të shoqërisë. Ky investim që gjatë 15 viteve të fundit ka arritur shifrën 1.5 miliard euro në grante, donacione, para të dhëna, ka ndërtuar infrastrukturën madhore të Shqipërisë”, tha Soreca.

Shkolla e Integrimit Europian 2021 synoi të identifikojë dhe angazhojë aktorë të spikatur nga të gjitha institucionet, organizatat e shoqërisë civile dhe grupet e interesit, duke krijuar një grup të konsoliduar ekspertësh me njohuri të thella mbi procesin e integrimit europian, të cilët mund të kontribuojnë në procesin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian (BE).

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKZEKUTIMI I XHELAL REÇIT NË LAÇ/ Tentoi të largohej drejt bizneseve të tij, por...
Previous article THEO HERNANDEZ BESNIK TE MILAN/ Refuzon ofertën nga Anglia

s.autor

Postime të ngjashme

ZBULOHET RAPORTI I SHISH PËR KUVENDIN/ Ja rreziqet e sigurisë kombëtare. Akuzat e opozitës, Vlora Hyseni: Po dezinformoni për interesa politike Politikë

ZBULOHET RAPORTI I SHISH PËR KUVENDIN/ Ja rreziqet e sigurisë kombëtare. Akuzat e opozitës, Vlora Hyseni: Po dezinformoni për interesa politike

PAMJET/ Marrëveshja e Edi Ramës me Jared Kushner ndez fushatën në SHBA Politikë

PAMJET/ Marrëveshja e Edi Ramës me Jared Kushner ndez fushatën në SHBA

"DIVORCOHEN" META-CAKRANI/ Avokati: Na humbi besimi tek njëri-tjetri Politikë

"DIVORCOHEN" META-CAKRANI/ Avokati: Na humbi besimi tek njëri-tjetri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT