• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTEGRIMI NË BE/ Kryeministri Zaev: Plani i Brukselit, bazë e mirë për heqjen e pengesave Shkup-Sofje
Home
Rajon

INTEGRIMI NË BE/ Kryeministri Zaev: Plani i Brukselit, bazë e mirë për heqjen e pengesave Shkup-Sofje

21 May, 2021 Delo.autor Rajon

Ministri i Punëve të Jashtme i Portugalisë Augusto Silva – vendi i të cilit kryeson me Bashkimin Evropain – dhe Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian Oliver Varhelyi, kanë prezantuar të premten në Shkup propozimin e Brukselit, i cili parasheh zhbllokimin e procesit të integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Bullgaria bllokoi procesin e fillimit të bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, pasi siç ishte apostrofuar nga Sofja zyrtare, Shkupi nuk përmbushi obligimet e marra nga marrëveshjet për fqinjësi të mirë, të cilat kryesisht kanë të bëjnë me çështjen e gjuhës si dhe të kaluarën historike.

Silva dhe Varhelyi e kanë shpalosur këtë plan para presidentit maqedonas Stevo Pendarovski, kryeministrit Zoran Zaev si dhe ministrit të Punëve të Jashtme Bujar Osmani.

Për kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, propozimi i ofruar nga zyrtarët e lartë të Brukselit, për tejkalimin e dallimeve mes Shkupit dhe Sofjes, paraqet një bazë të mirë për kapërcimin e pengesave sa i përket fillimit të bisedimeve për anëtarësimin e këtij vendi në BE, pasi në këtë dokument nuk preket çështja e identitet maqedonas.

“Komisionari Oliver Varhelyi dhe ministri i Jashtëm portugez sot sollën një projekt-zgjidhje që synon tejkalimin e problemit mes Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë” ka thënë kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Përderisa mediat bullgare gatë së premtes kanë raportuar se për zyrtarët e lartë të Sofjes mbetet i papranueshëm propozimi i ofruar nga diplomatët e BE-së Varhelyi dhe Sliva.

Siç kanë lajmëruar mediat bullgare, shtyllë parësore e këtij propozimi mbetet që autoritetet e Shkupit të pranojnë se “gjuha maqedonase është kodifikuar në vitin 1945, por duke shmangur kërkesën e palës bullgare që të definohet prejardhja e gjuhës maqedonase”.

Ministri i Punëve të Jashtme i Bullgarisë Svetlan Stoev tha se shteti që përfaqëson ai, nuk ka ndryshuar pozicionet e mëhershme kundrejt vendit fqinj.

“Nuk mund të pritet ndryshim në pozicionin nacional të Bullgarisë në raport me Maqedoninë e Veriut. Për ne parësore mbetet mbajtja e raporteve të mira fqinjësore dhe të merren garancitë e nevojshme për zbatim të marrëveshjeve për fqinjësi të mirë” ka theksuar ministri i Punëve të Jashtme i Qeverisë teknike në Bullgari, Svetlan Stoev.

Në këtë drejtim, Simonida Kacarska, drejtuese e Qendrës për Studime Evropiane ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Maqedonia e Veriut duhet ta shohë kontestin me Bullgarinë si proces afatgjatë, pasi bllokimi i procesit mbetet si mundësi në çdo kohë.

Kacarska thotë se pushteti është i detyruar të reflektojë me dozë optimizmi edhe në rastet kur pala bullgare nuk jep sinjale pozitive, pasi, siç thotë ajo, duhet mbajtur në kondicion realizmin e detyrimeve që i ka përcaktuar Brukseli për Maqedoninë e Veriut.

“Klimën e pavolitshme për faktin se Bullgaria ka një Qeveri teknike, autoritetet maqedonase përpiqen ta mbulojnë me dozë optimizmi për faktin se dëshirojnë që të mbajnë në kondicion procesin e realizimit të detyrimeve që na janë përcaktuar nga Bashkimi Evropian, reformat në gjyqësor, administratë, luftën kundër korrupsionit e tjera”, thotë Kacarska.

Vizitat e diplomatëve të lartë të Brukselit në Sofje dhe Shkup vijnë në vigjilje të takimit të Këshillit Evropian, që do të mbahet më 22 qershor, ku mes tjerash pritet të vendoset edhe për miratimin e kornizës që përcakton fillimin e bisedimeve si dhe mbledhjen e parë ndërqeveritare, me çka Maqedonia e Veriut do të niste edhe formalisht bisedimet për anëtarësim në BE.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BILANCI NË MAQEDONINË E VERIUT/ 46 raste të reja dhe 15 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit.
Previous article COVID-19/ Certifikata e BE-së funksionale më 1 korrik

Delo.autor

Postime të ngjashme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT