• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTEGRIMI/ KE publikon këtë javë progres-raportin për Shqipërinë dhe vendet e tjera aspirante
Home
Politikë

INTEGRIMI/ KE publikon këtë javë progres-raportin për Shqipërinë dhe vendet e tjera aspirante

18 October, 2021 s.autor Breaking News, Politikë

Komisioni Evropian pritet të publikojë nesër raportet e progresit për secilin vend të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë në rrugën e reformave të integrimit evropian, pas mbledhjes së sotme të Kolegjit të këtij institucioni.

Fillimisht, komisioneri përgjegjës për fqinjësinë dhe zgjerimin, Oliver Varhelyi do të prezantojë një përmbledhje të raporteve për secilin vend para anëtarëve të komisionit të punëve të jashtme të Parlamentit Europian të mbledhur në Strasbourg. Më pas, raportet do të prezantohen në një konferencë për shtyp nga komisioneri përgjegjës për fqinjësinë dhe zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Raportet e progresit përmbajnë detajet e procesit të reformave të integrimit në çdo fushë të rrugëtimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë. Abc News ka mësuar, se raporti mbi Shqipërisë dhe vendeve të tjera njeh problematikat e secilit vend, por pa përdorur një gjuhë të ashpër lidhur me shqetësimet kryesore që kanë shtetet anëtare për çështjet kyçe siç është demokracia, shteti ligjor, të drejtat dhe vlerat themelore të Bashkimit Evropian.

Evitimi i përdorimit të një gjuhe të ashpër bëhet me synimin për të inkurajuar vendet aspirante për anëtarësim në Bashkimin Evropian si Shqipëria të mos dekurajohen dhe të ngadalësojnë ritmin e reformave të integrimit në një kontekst të rënduar nga pandemia dhe influence sa më të madhe që synojnë të ushtrojnë aktorë të tjerë në rajon.

Në raportet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Komisioni Evropian i përmbahet qëndrimit se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë gati për hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe se konferenca e parë ndërqeveritare me të dyja vendet duhet të mbahet sa më shpejt të jetë e mundur.

Gjatë samitit BE-Ballkan Perëndimor, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen iu referua një mundësie për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me të dyja vendet në dhjetor.

Megjithatë, kjo mund të ndodhë vetëm nëse jepet dakordësia nga autoritetet e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut mbi udhërrëfyesin për zgjidhjen e ngërçit bilateral midis dy vendeve lidhur me probleme të historisë, identitetit dhe gjuhës.

Ndërkohë, ABC ka mësuar se ka disa shtete anëtare që janë sërish të lëkundura për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë pas njohjes me raportin përfundimtar për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit në Shqipëri, problemet me shtetin ligjor dhe lirinë e medias.

Por këto shtete nuk do të pengojnë hapjen zyrtare të negociatave me Shqipërinë nëse zgjidhet problemi midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, pasi vendi tashmë ka humbur shumë kohë që pas marrjes së statusit të vendit kandidat në qershor të 2014. Por ato do të tregohen të rrepta gjatë procesit të negociatave të anëtarësimit. Kjo do të thotë, që Shqipëria do ta ketë shumë të vështirë të avancojë në këtë proces nëse nuk kryen reforma të vërteta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article YLLI PATA/ Pakti i prishur Basha-Berisha që hapi luftën civile në PD
Previous article "SKLLAVËRON GRATË"/ Kryeministri spanjoll merr vendimin: Do të bëjmë të paligjshëm prostitucionin

s.autor

Postime të ngjashme

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë Politikë

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë

PUBLIKOHET FOTO/ Ky është shqiptari që vrau gruan e tij dhe më pas veten në Athinë, merrej me... (EMRI) Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Ky është shqiptari që vrau gruan e tij dhe më pas veten në Athinë, merrej me... (EMRI)

DETAJET E REJA/ Vrasja e 21-vjeçarit portugez, policia gjen thikën me të cilën u krye krimi Aktualitet

DETAJET E REJA/ Vrasja e 21-vjeçarit portugez, policia gjen thikën me të cilën u krye krimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT