Me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikolaos Kotzias, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, po merr pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të Vendeve të Grupit të Vishegradit dhe Vendeve të Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në Cape Sounio, Greqi, në datat 10 – 12 maj 2018.
“Duhet Evropë më e bashkuar, më demokratike. Duhet të përmirësojmë jetën e qytetarëve tanë, dhe të kapërcejmë krizën e refugjatëve. BE duhet të ruajë sigurinë e brendshme dhe të sigurojë balancën fiskale dhe unitet. Të sigurojmë dialog sistematik me qytetarët. Pa qytetarët, BE s’mund t’i zgjidhë problemet”, u shpreh ministri Kotzias.
Ky takim është vijim i takimit të parë të këtij formati, zhvilluar në Budapest në tetor të vitit të kaluar. Diskutimet mes Ministrave ku do të përqëndrohen në procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor, tëardhmes së Evropës, si dhe në sfidat e sigurisë, veçanërisht ato të sektorit të energjisë.


