Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Europian, Johannes Hahn ka deklaruar se vendi yne se bashku me Maqedonine jane tashme “vrapuese” drejt BE.
Deklaraten e ka bere ne një intervistë për gazetën prestigjoze gjermane “Die Welt” ku mes te tjerash ai nenvizon Shqiperine si nje vend qe ka bere perparime.
“Vendet anëtare theksojnë se pranimi në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor ka kuptim vetëm nëse të 6 vendet mund të përfshihen. Ekziston një lloj konkurrence pozitive në Ballkan për atë se kush bën përparimin më të shpejtë. Për një kohë të gjatë, ishin Serbia dhe Mali i Zi “vrapues” në procesin e pranimit në BE, por tani mund të jetë Shqipëria dhe Maqedonia”- thote ai.


