• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTEGRIMI/ Gjonaj: “Drejtësia” guri i themelit, Shqipëria një hap para vendeve të Ballkanit
Home
Politikë

INTEGRIMI/ Gjonaj: “Drejtësia” guri i themelit, Shqipëria një hap para vendeve të Ballkanit

30 October, 2023 s.autor Politikë

Dhjetori mund të jetë muaji ku Bashkimi Evropian mund të ulet në tryezën e dytë ndërqeveritare me Shqipërinë.

Me përfundimin e shqyrtimit të legjislacionit shqiptar nga Komisioni Evropian për secilin grupkapitull, Etilda Gjonaj, zëvendës kryetarja e komisionit për integrimin evropian për Vizion Plus tregon etapën në të cilën pritet të futet Shqipëria.

ETILDA GJONAJ

ZV/KRYETARE E KOMISIONIT PER INTEGRIMIN EVROPIAN

Kryenegociatorja së bashku me grupin negociator kanë përfunduar udhërrëfyesit që priten në dy reformat kryesore për grupkapitujt e parë të cilat konsiderohen si çështjet themelore, ku përfshihen shteti i së drejtës, lufta kundër korrupsionit dhe reforma në administratën publike. Pas kësaj ne presim kriteret apo ato që njihen si kushtet që do të na kërkohen nga Bashkimi Evropian për të realizuar në kuadër të këtyre kapitujve të grupit të parë.

Dhe për “drejtësinë” në raportin e korrikut që Komisioni Evropian bëri pas ekzaminimit të legjislacionit si rekomandime dha forcimin e mëtejshëm të pavarësisë së sistemit gjyqësor e prokurorial apo marrjen e hapave vendimtarë për ndëshkimin e zyrtarëve të lartë të korruptuar deri në konfiskimin përfundimtar të aseteve.

Si ish-ministre e Drejtësisë Etilda Gjonaj thotë se reforma e 2016-ës është guri i themelit që e bën Shqipërinë të jetë një hap para vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor që po aq synojnë klubin evropian.

ETILDA GJONAJ

ZV/KRYETARE E KOMISIONIT PER INTEGRIMIN EVROPIAN

Shqipëria ka avancuar më mirë se çdo vend i rajonit për sa i përket sistemit të drejtësisë dhe më mirë se vetë disa anëtare të cilat sot po hasin shumë problematika si Polonia, Hungaria apo vende të tjera dhe kjo më bën besimplotë për sa i përket ecurisë së procesit për sa kohë rezultatet e reformës lidhen me nxitjen e investitorëve për të investuar në Shqipëri sepse kemi një sistem drejtësie të fortë ashtu siç edhe po luftohet korrupsioni në nivele të sistemit të drejtësisë, politikës dhe në të gjitha drejtimet e tjera.

Ashtu sikundër për vendin tonë nuk ka një datë anëtarësimi për të cilën shumë politologë mendojnë se ajo do të ishte çekani që i qëndron pas koke qeverisë, edhe për hapjen dhe mbylljen e grupkapitujve parashikimi është i pamundur. Ai do të jetë rrjedhojë e reformave që qeveria do të ndërmarrë me protagoniste edhe opozitën e cila është mes dy sherreve brenda vetes dhe me shumicën socialiste.

ETILDA GJONAJ

ZV/KRYETARE E KOMISIONIT PER INTEGRIMIN EVROPIAN

Është shumë e rëndësishme që në të gjithë procesin e integrimit evropian që ne kemi ndjekur deri më tani dhe aq më tepër në këtë fazë të re që kemi përpara që të ketë një dakordësi dhe një marrëveshje me opozitën ku të punohet bashkë në këtë proces.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEOLAJM/ Plas grushti në Kuvend, deputeti i opozitës godet Vullnet Sinën
Previous article APARTAMENTE, TOKË DHE MAKINË/ Prokuroria e Lezhës sekuestron pasuritë e një të dënuari në Angli (DETAJET)

s.autor

Postime të ngjashme

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë Breaking News

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë

ADMINISTRATIVJA ZHBLLOKOI PAGAT E GJYQTARËVE/ Ironizon Rama: Të ishin kaq të shpejtë me hallet e qytetarëve ata do ia falnin një gjysmë rroge... Politikë

ADMINISTRATIVJA ZHBLLOKOI PAGAT E GJYQTARËVE/ Ironizon Rama: Të ishin kaq të shpejtë me hallet e qytetarëve ata do ia falnin një gjysmë rroge...

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin Breaking News

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT