• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTEGRIMI/ Calavera nxjerr blof opozitën: Nuk ka 15 kushte për hapjen e bisedimeve ndërqeveritare Shqipëri-BE
Home
Politikë

INTEGRIMI/ Calavera nxjerr blof opozitën: Nuk ka 15 kushte për hapjen e bisedimeve ndërqeveritare Shqipëri-BE

23 June, 2020 s.autor Breaking News, Politikë

Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikat e Fqinjësisë Europiane dhe Bisedimet e Zgjerimit në Komisionin Europian, Genoveva Luiz Calavera deklaroi se nuk ka 15 kushte për të hapur bisedimet ndërqeveritare Shqipëri-BE.

Gjatë diskutimeve në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian nën drejtimin e kryetarit David McAllister, Calavera tha se “ne duhet t’i diferencojmë të 15 kushtet”.

“Të 15 kushte janë shumë të rëndësishme për përparimin e Shqipërisë, por unë mendoj se ne duhet t’i diferencojmë ato. Nuk janë 15 kushte për të hapur raundin e parë të bisedimeve. Ka kushte që janë shumë të rëndësishme përpara hapjes së bisedimeve dhe kushte të tjera që duhet të plotësohen në të ardhmen pas hapjes së këtyre bisedimeve”, tha Calavera.

Ajo theksoi se “të gjitha këto kushte do të reflektohen në procesin e bisedimeve në konferencën ndërqeveritare dhe që do të diskutohen me anëtarët e BE në Këshill”. Gjithashtu, në fjalën e saj Calavera u ndal edhe te reforma në drejtësi duke nënvizuar se ka vijuar implementimi i kësaj reforme dhe i vetingut pavarësisht COVID-19.

”Procesi i vetingut”, tha ajo, ”ka pasur efekt pozitiv në sistemin e drejtësisë dhe ne presim me padurim të shikojmë rezultatet e tij”. Calavera nënvizoi ndër të tjera se “çdo fond i BE në Shqipëria është kryer në mënyrë shumë transparente dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë gjë si për fondet për tërmetin ashtu edhe për COVID-19”. Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në KE i konsideroi impresionuese rezultatet në luftën kundër trafikimit dhe kultivimit të lëndëve narkotike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË SHTËPINË E BARDHË PARA TAKIMIT KOSOVË-SERBI/ Grenell: Të ashtuquajturit ekspertë i kanë shtyrë vetëm në probleme politike, i kanë injoruar ato ekonomike
Previous article "COVID-19 ËSHTË AKOMA MES NESH"/ Mjeku: Nuk duhen nënvlerësuar masat mbrojtëse...

s.autor

Postime të ngjashme

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses Aktualitet

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja Politikë

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja

PAKETA E RE FISKALE/ Rama: Heqim taksën e qarkullimit nga karburanti, çmimi ulet me 32 lekë për litër Breaking News

PAKETA E RE FISKALE/ Rama: Heqim taksën e qarkullimit nga karburanti, çmimi ulet me 32 lekë për litër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT