• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTEGRIMI BËN BASHKË METËN DHE RAMËN/ Në mbledhje edhe Ruçi me ambasadorin e BE-së
Home
Politikë

INTEGRIMI BËN BASHKË METËN DHE RAMËN/ Në mbledhje edhe Ruçi me ambasadorin e BE-së

9 June, 2020 s.autor Politikë

Që nga situata e shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit në vitin e shkuar, Presidenti Ilir Meta dhe Kryeministri Rama nuk ishin ulur në një tryezë të përbashkët.

Kanë kaluar 8 muaj nga kjo mbledhje, duke mos llogaritur dy mbledhjet në distancë të Këshillit Kombëtar gjatë pandemisë së COVID-19 dhe motivi që i ka bërë sërish bashkë dy krerët më të lartë të shtetit, është integrimi.

Do të jetë mbledhja e Këshilli Kombëtar të Integrimit sot, në Pallatin e Kongreseve, me temë “Zhvillimet më të fundit në kuadër të përgatitjeve për procesin e negociatave në Bashkimin Europian dhe prezantimi i projekt-planit gjithëpërfshirës të masave të integrimit europian”, që përveç Metës dhe Ramës do të ulë në një tryezë të përbashkët edhe kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi, e ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca.

Punimet e Këshillit do të nisen nga kryetarja, Rudina Hajdari, e cila do të pasohet nga ambasadori i Bashkimit Europian, Soreca, dhe më pas Presidenti Meta. Pas tyre, në sesionin e dytë të takimit do të diskutojnë ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, e pas tij kreu i qeverisë, Edi Rama.

Pas tyre, në përmbyllje të takimit do të flasë edhe kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, që mban edhe postin e zv.kryetarit të këtij Këshilli. Kjo mbledhje e Këshillit Kombëtar të Integrimit vjen në një kohë, kur zyrtarisht Bashkimi Europian ka dhënë aprovimin për nisjen e procesit të negociatave me vendin tonë.

Gjithashtu, vjen vetëm pak ditë pas arritjes së marrëveshjes maxhorancëopozitë për Reformën Zgjedhore, që ambasadori i Bashkimit Europian e cilësoi si një hap më afër Unionit. Takimi ishte planifikuar për tu zhvilluar në Pallatin e Kongresve, por për shkak të pandemisë së COVID-19 do të zhvillohet online. / panorama

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË BERAT/ Dhunon fizikisht e psikologjikisht nënën, arrestohet
Previous article KAPET 20-VJEÇARI I SHPALLUR NË KËRKIM NË DURRËS/ Në pranga edhe 4 të tjerë

s.autor

Postime të ngjashme

DELEGACIONI I KUVENDIT NË MADRID/ Spanja rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE Politikë

DELEGACIONI I KUVENDIT NË MADRID/ Spanja rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE

DEBATE PËR NDARJEN E RE TERRITORIALE/ Opozita: Nuk kemi kohë! Mazniku: Afatet i përcakton ligji Politikë

DEBATE PËR NDARJEN E RE TERRITORIALE/ Opozita: Nuk kemi kohë! Mazniku: Afatet i përcakton ligji

"NË TIRANË KUNDËRSHTOJNË ZHVILLIMIN..."/ Rama për France24: Debati publik i ndikuar nga ndërhyrje të jashtme Breaking News

"NË TIRANË KUNDËRSHTOJNË ZHVILLIMIN..."/ Rama për France24: Debati publik i ndikuar nga ndërhyrje të jashtme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT