• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
INSTAT/ Rreth 95 mijë shqiptarë të regjistruar si punëkërkues. Grupmosha 16-29 vjeç më e prekur nga papunësia
Home
Ekonomi

INSTAT/ Rreth 95 mijë shqiptarë të regjistruar si punëkërkues. Grupmosha 16-29 vjeç më e prekur nga papunësia

14 June, 2021 Delo.autor Ekonomi

Tregu i punës në Shqipëri po jep sinjale të dobëta rikuperimi. Vetëm në tremujorin e parë të vitit dolën të papunë 56 mijë qytetar të grupmoshës 15-64 vjeç sipas të dhënave të INSTAT. Papunësia në këtë periudhë të parë të vitit arriti nivelin e karantinës, edhe pse treguesit ekonomik të këtij viti janë në përmirësim të dukshëm me ato të 2020.

Sipas statistikave numri i punëkërkuesve të regjistruar pranë zyrave të punës si të papunë ka arritur në shifra të larta që prej vitit 2018, kur janë edhe raportimet e para të INSTAT për këto tregues.

Konkretisht janë 94.976 persona të regjistruar si punëkërkues deri në fund të muajit mars 2021, nga 70.524 persona që ishte në të njëjtën kohë të vitit të kaluar, pra janë regjistruar mbi 24 mijë persona më shumë.

Nga kjo kategori pjesa më e madhe prej 29,579  janë punëkërkues që trajtohen me ndihmë ekonomike. Grupmosha më e prekur nga papunësia është 16-29 vjeç të cilët kryesisht janë të punësuar në sektorin e shërbimeve që është edhe më i prekuri nga pandemia COVID-19.

Sipas të dhënave janë 21,955 persona të grupmoshës 15-29 vjeç të regjistruar si punëkërkues në tremujorin e parë të këtij viti nga 14,611 qytetar që ishte në të njëjtin tremujor në vitin që shkoi.

PUNËKËRKUES TË REGJISTRUAR

Janar-Mars 2020               70.524 persona

Janar-Mars 2021               94.976 persona

Diferenca                          -24.452 persona

PUNËKËRKUES ME NDIHMË EKONOMIKE

Janar-Mars 2020               22.780 persona

Janar-Mars 2021               29.579 persona

Diferenca                          +6,799 persona

PUNËKËRKUES TË MOSHËS 16-29 VJEÇ

Janar-Mars 2020                       14,611 persona

Janar-Mars 2021                       21,955 persona

Diferenca                                  +7.344 persona

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË MIRDITË/ Një person i jep fund jetës në fshatin Rreth i Epërm, dyshohet se...
Previous article COVID-19/ Përmirësohet situata në Maqedoninë e Veriut, shënohet dita e parë pa asnjë viktimë pas 9 muajsh

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025 Ekonomi

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike Ekonomi

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës Ekonomi

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT