• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
INSTAT PUBLIKON SHIFRAT/ Ja qarku me numrin më të lartë të personave me aftësi të kufizuar
Home
Ekonomi

INSTAT PUBLIKON SHIFRAT/ Ja qarku me numrin më të lartë të personave me aftësi të kufizuar

13 October, 2018 F.autor Ekonomi

Elbasani është qarku me numrin më të lartë të personave me aftësi të kufizuar në Shqipëri.  Të dhënat e INSTAT të publikuara së fundmi tregojnë se për 10 mijë banorë në këtë qark, numërohen 311.7 persona me aftësi të kufizuara. Tirana dhe Durrësi edhe pse kanë një popullsi më të dendur, klasifikohen si qarqet me numrin më të ulët të personave me aftësi të kufizuar.

Qarku Elbasan ka numrin më të lartë të personave me aftësi të kufizuar në Shqipëri.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave konstatohet se në vitin 2017, numri i personave me aftësi të kufizuar që janë pjesë e skemave të Shërbimit Social Shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë është rreth 50 mijë.

Ndërsa nëse i vlerësojmë sipas qarqeve, Elbasani numëron 311.7 persona me aftësi të kufizuara për 10 mijë banorë.

Ndërkohë numri më i ulët konstatohet në qarkun e Tiranës, ku numërohen 89.9 persona me aftësi të kufizuar për 10 mijë banorë, e ndjekur nga Durrësi dhe Fieri.

Krijimi i aftësive të kufizuara tek njerëzit lidhet me disa faktorë midis të cilëve, varfëria, nga kequshqyerja, nga sëmundjet nga kushtet e këqija të jetesës (për shembull, mungesa e ujit të sigurt dhe higjienës) por edhe nga ekspozimet mjedisore.

Elbasani është një ndër qytetet me ndotje të theksuar mjedisore, e lidhur kjo me industrinë e Metalurgjikut.

Personat me aftësi të kufizuara në Shqipëri kanë shumë vështirësi edhe të bëhen pjesë e sistemit arsimor, ku 1 në 4 persona në moshë madhore me aftësi të kufizuara nuk kanë mundur të ndjekin shkollën, pjesa më e madhe e të cilëve kanë mbetur analfabetë.

Nga kjo situatë janë prekur më shumë të rinjtë e moshës 15-24 vjeç që janë përballur me kufizime konjitive në periudha të hershme të jetës së tyre, duke qenë se objektet arsimore të përshtatura për nevojat e tyre mund të mos jenë të disponueshme dhe të aksesueshme.

Personat me aftësi të kufizuar

Elbasanit 311.7 persona për 10 mijë banorë

Gjirokastër 237,7 persona për 10 mijë banorë

Korçë 231,3 persona për 10 mijë banorë

Tiranës 89.9 persona për 10 mijë banorë

Durrësit 131.4 persona për 10 mijë banorë

Fieri 174 persona për 10 mijë banorë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gjatë shtatzanisë mund të bëni seks deri ditën e lindjes në këtë pozicion (FOTO)
Previous article E FUNDIT/ Ardian Mema lë në stol Ngoo me shokë, prezantimi zyrtar bëhet të hënën

F.autor

Postime të ngjashme

KRIZA E KARBURANTEVE/ Transporti publik, 116 subjekte përfitojnë rreth 120 milionë lekë kompensim nga Tatimet Ekonomi

KRIZA E KARBURANTEVE/ Transporti publik, 116 subjekte përfitojnë rreth 120 milionë lekë kompensim nga Tatimet

"PAKETA FISKALE 2027"/ ‘Manifaktura’ me 6 kërkesa konkrete: Lehtësim tatimi për pagat, skemë grantesh dhe rishikim tarifash doganore! Eksportet në janar-korrik ranë 55 mln € Ekonomi

"PAKETA FISKALE 2027"/ ‘Manifaktura’ me 6 kërkesa konkrete: Lehtësim tatimi për pagat, skemë grantesh dhe rishikim tarifash doganore! Eksportet në janar-korrik ranë 55 mln €

KOMPESIMI I FERMERËVE PËRMES AUTOFATURËS/ Administrata Tatimore, mbi 4 mijë aplikime në 2 muaj Ekonomi

KOMPESIMI I FERMERËVE PËRMES AUTOFATURËS/ Administrata Tatimore, mbi 4 mijë aplikime në 2 muaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT