• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
INSTAT: Ja grupmoshat që udhëtojnë më shumë jashtë vendit, kryesojnë…
Home
Sociale

INSTAT: Ja grupmoshat që udhëtojnë më shumë jashtë vendit, kryesojnë…

31 August, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Turizmi dhe udhëtimet kanë nisur të marrin një trajtë të mirëfilltë në Shqipëri gjatë dekadës së fundit.

Heqja e vizave me Bashkimin Europian dhe ndryshimi i këndvështrimit të turizmit nga drekat në bregdet, tek udhëtimet jashtë vendit në qytete dhe në natyre ka rritur udhëtimet për qëllime argëtimi në popullsinë shqiptare.

Por ata që udhëtojnë më shumë jashtë vendit janë grup-moshat e reja të popullsisë nga 25-34 vjeç. Sipas të dhënave të INSTAT, kjo grup-moshë në vitin 2019 realizoi 21 për qind të udhëtimeve totale nga gjithë popullsia. Trendi i të rinjve për të udhëtuar ka pësuar rritje. Një pjesë e të rinjve në këtë grup moshë kanë nisur të sigurojnë të ardhurat e para nga puna, ndërkohë që nuk ka marrë ende përgjegjësi për të krijuar familje, kështu që udhëtimet zëne një pjesë të konsiderueshme të shpenzimeve të tyre.

Grupi i dytë që udhëton më shumë jashtë vendit është popullsia 55-64 vjeç, dhe realizon 17.3 % të udhëtimeve gjithsej. Në këtë grup-moshë zakonisht përfundojnë detyrimet familjare, ndërkohë që problemet me shëndetin ende nuk mund të shndërrohen në pengesë për udhëtime.

 

 

Grupi i tretë që udhëton jashtë më shumë janë personat e moshës 45-54 vjeç me 16.2 për qind të udhëtimeve gjithsej. Kjo grup-moshë është në kulmin e produktivitetit dhe zakonisht një pjesë e udhëtimeve në këtë grup bëhen edhe për qëllime pune.

46% e udhëtimeve jashtë Shqipërisë bëhen për pushime dhe kohë e lirë; 37.5% për vizita tek të afërm dhe miq, ndërsa vetëm 8% udhëtojnë për arsye biznesi. Pesha e personave që udhëtojnë për biznes pothuajse u përgjysmua në 2019-n, teksa një vit më parë ishte 15%.

Sipas INSTAT, analizimi i udhëtimeve sipas gjinisë së udhëtarit, në vitin 2019, na tregon se përqindjet më të larta të udhëtimeve brenda Shqipërisë janë kryer nga udhëtaret femra (51,4 %), ndërsa udhëtimet jashtë Shqipërisë janë kryer më shumë nga udhëtarët meshkuj (52,8 %).

Nëse do të analizojmë shpërndarjen e udhëtimeve sipas kohëzgjatjes së netëve të qëndrimit, udhëtimet e shkurtra (1-3 netë) në Shqipëri zënë një peshë më të madhe (68,8 %) se udhëtimet e gjata (4+ netë). Ndryshe paraqitet situata për udhëtimet e kryera jashtë Shqipërisë ku peshën më të madhe të tyre e zënë udhëtimet e gjata (71 %).

Në vitin 2019, numri i udhëtimeve për qëllime personale apo biznesi (brenda apo jashtë Shqipërisë) të kryera nga individët banues në Shqipëri të moshës mbi 15 vjeç ishte 5.350.604. Numri mesatar i netëve të qëndrimit për udhëtime të kryera është 5,5 netë.

Udhëtimet për qëllime personale përbëjnë 95,1 % të udhëtimeve gjithsej, ndërsa udhëtimet për qëllime biznesi 4,9 % të tyre. Mesatarisht në vitin 2019 një individ në Shqipëri ka kryer 2,3 udhëtime.

Përqendrimet më të larta të udhëtimeve të kryera janë regjistruar në muajt: Gusht (12,9 %), Mars (10,7 %), Qershor (9,9 %), Dhjetor (9,6 %) dhe Korrik (9,4 %).

Në vitin 2019, destinacionet më të preferuara për udhëtime për qëllime personale apo biznesi në Shqipëri janë qarqet: Tiranë (28,5 %), Korçë (12,3 %), Vlorë (11,6 %) dhe Durrës (10,3 %).

Në udhëtimet e kryera jashtë Shqipërie përqindjet më larta janë regjistruar në: Greqi (6,6 %), Itali (5,5 %) dhe Kosovë (1,3 %)./Monitor

Sh1
Sh2
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARR NË NJË LOKAL NË SHËNGJIN/ Digjen dy automjete, ja DYSHIMET e para nga vendngjarja
Previous article Çfarë do të ndodhë pas largimit të SHBA-së nga Afganistani?

s.autor

Postime të ngjashme

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë Aktualitet

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë

"NUK DO TË VRASIM NJËRI-TJETRIN, VETËM..."/ Biseda e fundit mes Allmuçës dhe vëllait të viktimës Aktualitet

"NUK DO TË VRASIM NJËRI-TJETRIN, VETËM..."/ Biseda e fundit mes Allmuçës dhe vëllait të viktimës

PËRFSHIHET NGA FLAKËT MALI I SHASHICËS NË KANINË/ Era e fortë vështirëson ndërhyrjen, rrezikohen stanet me bagëti Aktualitet

PËRFSHIHET NGA FLAKËT MALI I SHASHICËS NË KANINË/ Era e fortë vështirëson ndërhyrjen, rrezikohen stanet me bagëti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT