Para pak ditësh në HEC Moglicë, ndërroi jetë gjatë punës inspektori Leonard Çela. Nardi, siç e thërrisnin të gjithë në Gramsh, ishte një specialist i zoti që nuk u kursye për asgjë në punë deri sa humbi edhe jetën. Ai ishte një familjar i devotshëm, një shok dhe mik i mirë për të gjithë.
Ndarja nga jeta hidhëroi pa masë familjen, por edhe të njohurit e tij. Megjithatë asgjë nuk mund të kthehet si më parë.
Por çfarë po ndodh pas vdekjes së tij? A do të lidhet një pension për familjen? A janë marrë masat e sigurimit teknik në punë në mënyrë që të mos humbin më jetën punëtorë dhe specialistë të tjerë?
Kush ndërhyn në këto raste? A ka një institucion që merret me kontrollin e e kushteve të punës, dhe jo vetëm në këtë vepër?
Të gjitha këto janë pikëpyetje që ngrihen dhe kanë si synim thjesht dhe vetëm që të zbatohet ligji në këtë vend.




