• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INSPEKTON SPITALIN E VLORËS/ Rama: Urgjenca e re, gati para sezonit turistik
Home
Politikë

INSPEKTON SPITALIN E VLORËS/ Rama: Urgjenca e re, gati para sezonit turistik

31 January, 2023 F.autor Politikë

Edhe një tjetër investim me standarde bashkëkohore përfundon në Spitalin Rajonal të Vlorës, me rindërtimin e Farmacisë dhe Dispancerisë së re, teksa vijon puna për një tjetër investim që synon rritjen e kapaciteteve, sistem të ri triazhimi dhe transformimin tërësor të shërbimit të urgjencës përpara fillimit të sezonit turistik. Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu inspektuan Spitalin Rajonal të Vlorës, ku panë nga afër investimet e reja.

“Me këtë investim jemi në kushte me standarde shumë të mira të ruajtjes së barnave. Struktura tjetër e rehabilituar është dispanceria, një tjetër strukturë e rëndësishme që do të ofrojë shërbime edhe për sëmundjet e ndryshme infektive. Në kuadër të pandemisë kjo ishte dhe një ndër prioritetet që i vendosëm vetes për të krijuar hapësirat e nevojshme”, tha Ministrja Manastirliu.

Investimi për rehabilitimin dhe fuqizimin e shërbimit të Dispancerisë dhe Farmacisë në Spitalin Rajonal Vlorës është një investim i buxhetit të shtetit, që garanton ofrimin e shërbimeve ambiente moderne, me standarde evropiane dhe me pajisje të teknologjisë së fundit në fushën e farmaceutikës dhe radiologjisë.

Një tjetër investim që është duke u kryer aktualisht në këtë spital, një projekt ambicioz që synon të vendosë një standard bashkëkohor për qytetarët është dhe fuqizimi dhe modernizimi i shërbimit të urgjencës.

Përveç rikonstruksionit të ambienteve të urgjencës do të garantohet edhe zbatimi i protokolleve dhe Procedurave Standarde Operacionale, duke nisur nga triazhimi i pacientëve, diagnostikimi, trajtimi dhe referimi i tyre në kohë pranë shërbimeve spitalore apo edhe për trajtime të specializuara në spitalet që ofrojnë shërbim terciar/universitar.

Përfundimi i zbatimit të këtij projekti përkon me fillimin e sezonit turistik ku Spitali i Vlorës, si spitali më i madh për rajonin e jugut është një pikë referimi jo vetëm për vizitorët e bashkisë Vlorë, por edhe të bashkive Sarandë dhe Himarë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PO SHIJON ROMANCËN E RE/ Bojken Lako i bën urimin e ëmbël partneres në ditën e lindjes
Previous article I DËNUAR NGA DREJTËSIA GJERMANE/ Kapet në Kukës i shumëkërkuari nga Kosova

F.autor

Postime të ngjashme

PS MBRON HARTËN ME 46 BASHKI/ Mazniku: Asnjë shërbim nuk largohet, Poliçani vetëm fiton Politikë

PS MBRON HARTËN ME 46 BASHKI/ Mazniku: Asnjë shërbim nuk largohet, Poliçani vetëm fiton

I KOMUNIKOHET AKUZA/ Belinda Balluku paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati i saj Breaking News

I KOMUNIKOHET AKUZA/ Belinda Balluku paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati i saj

AMBASADORI I RI DREJT TIRANËS? Senati amerikan ‘hap rrugën’ për Eric Wendt Breaking News

AMBASADORI I RI DREJT TIRANËS? Senati amerikan ‘hap rrugën’ për Eric Wendt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT