• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INSPEKTON PUNIMET NË UJËSJELLËSIN E KINOSTUDIOS/ Veliaj: Përfitojnë 2400 banorë, rrisim cilësinë dhe orarin e furnizimit
Home
Politikë

INSPEKTON PUNIMET NË UJËSJELLËSIN E KINOSTUDIOS/ Veliaj: Përfitojnë 2400 banorë, rrisim cilësinë dhe orarin e furnizimit

10 February, 2021 s.autor Politikë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi sot punimet për rrjetin e ri të ujësjellësit në zonën e Kinostudios, që pritet të rrisë cilësinë e ujit dhe orarin i furnizimit me 50%.

Veliaj u shpreh se 70% e Tiranës ka sot 24 orë ujë, ndërsa po punohet përditë edhe me pjesën e mbetur, që të kenë të njëjtën sasi dhe cilësi uji.

“Kemi bërë një tangenciale, e cila e çon ujin direkt tek zona e Astirit, e cila më parë furnizohej nga puset. Të njëjtën gjë po bëjmë edhe në Kinostudio. Janë zona jashtë Tiranës, të cilat ende duhet të përfitojnë 24 orë ujë. Me këtë investim, tre lagje të Kinostudios, duke filluar nga rruga “Ura”, këtu përballë Kinostudios dhe Ministrisë së Kulturës, dhe gjithë pjesa mbas IKV-së, në drejtim të Dajtit dhe Teleferikut, futen në një regjim të ri uji. I kërkojmë banorëve mirëkuptim në këto 6-7 javë, sa të mbarojmë rrjetin kapilar”, shpjegoi Veliaj.

Kryebashkiaku tha se në këtë zonë nuk ishte vënë dorë që në vitin 1975. “Zona nuk është prekur që nga koha e kinostudios “Shqipëria e Re”, ndërkohë tani planifikojmë jo vetëm kompensimin e gjithë këtyre viteve të munguara, por edhe sa do rritet zona në të ardhmen. Tirana po vjen e zgjerohet, zona e Freskut, zona e rrugës së Tufinës ka nisur të urbanizohet, po ashtu zona e IKV-së, gjithë zona e Teleferikut janë urbanizuar mjaftueshëm”, përfundoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS DEBATIT QË PATËN NË STUDIO/ Ana 1 dhe Fationi filmohen bashkë pas daljes nga "Për’puthen" (VIDEO)
Previous article RRITJA E RASTEVE/ Brataj paralajmëron kufizime të reja: Rishikojmë shkollat, baret e restorantet

s.autor

Postime të ngjashme

U EMËRUA NË KRYE TË MINISTRISË SË SHËNDETËSISË/ Reagon Klodiana Spahiu: Faleminderit Edi Ramës për besimin! Do të çoj përpara çdo angazhim Politikë

U EMËRUA NË KRYE TË MINISTRISË SË SHËNDETËSISË/ Reagon Klodiana Spahiu: Faleminderit Edi Ramës për besimin! Do të çoj përpara çdo angazhim

ZËRAT KRITIKË U BLLOKUAN NË INSTAGRAM/ Rama sulmon Demokratët Europianë pas reagimit të tyre: Agjitatorë që publikuan një insinuatë të turpshme! Politikë

ZËRAT KRITIKË U BLLOKUAN NË INSTAGRAM/ Rama sulmon Demokratët Europianë pas reagimit të tyre: Agjitatorë që publikuan një insinuatë të turpshme!

PAS DORËHEQJES SË EVIS SALËS/ Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë Breaking News

PAS DORËHEQJES SË EVIS SALËS/ Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT