• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
INSPEKTON PUNIMET NË PARKUN E LIQENIT/ Veliaj: Iku koha e zaptimeve, i rikthejmë qytetarëve hapësirën prej 3600 metrash
Home
Sociale

INSPEKTON PUNIMET NË PARKUN E LIQENIT/ Veliaj: Iku koha e zaptimeve, i rikthejmë qytetarëve hapësirën prej 3600 metrash

6 February, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi punimet te dy fushat e tenisit në Parkun e Liqenit, një hapësirë e uzurpuar ndër vite, por që i rikthehen qytetarëve në formën e një mjedisi sportiv, rikrijues dhe argëtues. Veliaj tha se ka ikur koha e atyre që “tokën e xanun” e kishin filozofi politike, prandaj sot kjo hapësirë gjigante prej 3600 metrash i rikthehet qytetarëve.

“I zoti kishte zaptuar 36 metra, i kishte legalizuar dhe hipotekuar në kohën e atyre që ‘tokën e xanun’ e kishin filozofi politike. Mandej, nga 36 metra kishte marrë 3600 metra. Shumë qytetarë as nuk e kanë idenë se pas këtyre kangjellave është një hapësirë gjigante, që i është kthyer komunitetit. Por, përpara se të ngrejmë ‘qepenat’, po kryejmë një nga punimet më të mira që janë bërë në Parkun e Liqenit”, tha ai. Veliaj rikujtoi kohët kur në Tiranë protestohej për çdo ndërhyrje e projekt të bukur që bënte bashkia në Parkun e Liqenit. Ai theksoi se më 25 prill, parimi është si të shtohen projektet transformuese dhe jo rikthehet filozofia e zaptimit.

“Kush fle gjumë dhe kush zapton, thotë të rikthehen edhe njëherë kohët e vjetra, ajo koha e kap ç’a të kapësh; zapto, përzë qytetarët nga hapësira e tyre. Por, ato janë kohë të kaluara e mos ardhshin kurrë. Në 25 prill parimi është si të bëjmë edhe më shumë gjëra të bukura, si ta shtojmë shpejtësinë e transformimeve, dhe jo të kthehemi te pistoleta në brez kundër këndit të lodrave, apo ujërat e zeza që derdheshin në liqen”, përfundoi Veliaj. Projekti parashikon dy fusha tenisi me pikë shërbimi, me rol funksional dhe panoramik, dy tavolina ping-pongu, disa stola në formë shezlongu me pamje nga liqeni, dhe një mol. Gjithashtu, fushat e tenisit do të jenë të pajisura me 12 prozhektorë për ndriçim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "VAKSINA PO VJEN"/ Ministri i Shëndetësisë së Kosovës: Normaliteti rikthehet në qershor e korrik
Previous article VËMËNDJE! Kura me kamomil dhe sodë kundër sinozitit dhe hundëve të bllokuara

s.autor

Postime të ngjashme

"GJOBË" 5 MILIONË EURO DHE KËRCËNIMI ME ARMË NË HOTELIN NË RADHIMË/ Policia njoftim zyrtar: Arrestohen 5 persona, 6 të tjerë në kërkim Aktualitet

"GJOBË" 5 MILIONË EURO DHE KËRCËNIMI ME ARMË NË HOTELIN NË RADHIMË/ Policia njoftim zyrtar: Arrestohen 5 persona, 6 të tjerë në kërkim

DETAJET/ “Ishte një kurth për mua!" Si ndodhi përplasja te hoteli në Orikum, mbivendosja e pronave çoi në konfliktin mes biznesmenëve Muça e Bedinaj Aktualitet

DETAJET/ “Ishte një kurth për mua!" Si ndodhi përplasja te hoteli në Orikum, mbivendosja e pronave çoi në konfliktin mes biznesmenëve Muça e Bedinaj

HYN NË FUQI VENDIMI/ Nga sot ndalohet importi i mishit që vjen në Shqipëri nga Brazili! AKU: Produkt i pasigurt Aktualitet

HYN NË FUQI VENDIMI/ Nga sot ndalohet importi i mishit që vjen në Shqipëri nga Brazili! AKU: Produkt i pasigurt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT