Kryeministri Edi Rama pas Fierit është ndalur në Vlorë aty ku ka inspektuar punimet në kantierin e Lungomare 2. Në këtë vizitë në qytetin bregdetar Rama shoqërohej nga kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli si dhe deputeti i PS për qarkun, Damian Gjiknuri.
Rama është informuar se deri tani janë kryer rreth 80% të punimeve dhe puna vijon ndërkohë afati i përfundimit të këtij projekti në tërësi është tetor 2021.
Por Rama me batuta ka kërkuar që kjo të jetë gati për festën e fëmijëve të 1 qershorit vitin tjetër. Lungomare 2 do të ketë plazh natyral me rërë, shëtitore, dy pishina, parkim, shërbime të klasit të parë.
🟢 VLORË, KANTIERI I LUNGOMARE 2 – NJË PLAZH I RI NATYRAL PËRGJATË BUZËS SË DETIT, NJË PLAZH URBAN ME RËRË MBI SHËTITORE, DY PISHINA PUBLIKE, NJË OLIMPLIKE E NJË PËR FËMIJË, PARKIM E SHËRBIME TË KLASIT TË PARË PËR VLONJATËT E PËR TURISTËT😊 *Dhe një sqarim për "benzinaton" në Lungomare: Sikundër e kam denoncuar publikisht, "Benzinatua" u ndalua nga Gjykata e Lartë të shpronësohej, me një nga vendimet më skandaloze të historisë së shpifur të Drejtësisë së Vjetër! Kështu "benzinatua" mbeti aty si një çiban dhe arkitekti i famshëm belg i Lungomares, Xavier de Geyter, konceptoi një objekt – skulpturë urbane (strehën e zezë në formë kryqi), duke ia përshtatur estetikisht atij segmenti të shëtitores. Objekti tanimë është realizuar si një vlerë e shtuar, duke e "ambalazhuar" me sukses peshqeshin e mbetur aty nga Gjykata e Lartë. Palma e vetme që u hoq gjatë punimeve, për të cilën vunë kujën ata që na u kthyen nga sharësit e paepur të Lungomares kur ndërtohej, në mbrojtësit e flaktë të ekologjisë vlonjate, do të zëvendësohet padyshim. Kështu që fjalët mbrapsht atyre për sot dhe nesër si gjithnjë për çdo punë që bëj unë, "benzinatua" do të kalojë nga fletët e Librit të Sharjeve në albumin e ndërhyrjeve urbane, që kanë ndryshuar e do të ndryshojnë më tutje faqen e qyteteve tona, në funksion të zhvillimit të mëtejshëm ekonomik e turistik të vendit😉I LO❤️E VLORA
Gepostet von Edi Rama am Freitag, 1. Mai 2020


