• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INSPEKTON PUNIMET NË BERAT/ Rama-kryebashkiakut: Lyeji këto mure, ngjajnë si ato të Bathores në ‘90. Në këtë rrugë ngjallej i vdekuri dhe vdisn…
Home
Politikë

INSPEKTON PUNIMET NË BERAT/ Rama-kryebashkiakut: Lyeji këto mure, ngjajnë si ato të Bathores në ‘90. Në këtë rrugë ngjallej i vdekuri dhe vdisn…

21 September, 2020 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot nga afër punimet që janë kryer në rrugën e re, që do të lidhë Kalanë e qytetit të Beratit dhe do të çlirojë përfundimisht prej automjeteve rrugën këmbësore deri lart.

Rama theksoi se “kjo sjell një standard e një cilësi krejt të re shërbimi transporti për vizitorët e turistët, që në rritje të vazhdueshme vijnë drejt kësaj pasurie magjepsëse të trashëgimisë sonë Kulturore”.

Në bashkëbisedim e sipër me inxhinierin e projektit dhe kryebashkiakun e Beratit, Ervin Demo, Rama i ka kërkuar këtij të fundit që të lyejnë me bojë murin e rrugës që të çon deri në kala, në mënyrë që të mos ngjajë si “rrugët e bathores të viteve ‘90”

“Ishte rrugë për tanke. Këtu ishte rrugë që ngjallej i vdekuri dhe vdisnin të gjallët që po e çonin në varreza”- tha Rama.

Pjesë nga diskutimi: 

Ervin Demo: Segmenti i parë shkon deri në kala.

Inxhinieri: Shkon edhe më tej se kalaja. Deri te kalaja shkon që krijohet edhe rotondoja dhe aksesi për autobusin. Ndërkohë nga kalaja dhe deri në fund ku janë edhe shtëpitë e vjetra, aty do lidhet me shtrim me pllaka guri dhe do lidhet me pjesën e rrugës Mihal Komeno sepse bëhet unazë pastaj.

Ky ka qenë edhe koncepti që në fillim që është bërë që Mihal Komeno të jetë për këmbësorët dhe një atraksion për turistët, ndërkohë që kjo është rruga e aksesit për autobusët dhe makinat.

Rama: Kangjellat do të vihen gjatë gjithë rrugës apo deri aty ku janë shtëpitë?

Inxhinieri: Deri aty ku janë shtëpitë.

Rama-kryebashkiakut Ervin Demo: Edhe këto muret… Se kjo është rrugë turistike. Të paktën një bojë të bardhë që të mos jenë kështu si të bathores të viteve ‘90.

Ervin Demo: Ky segment ka një dhënë një impakt të jashtëzakonshëm që tani sepse këtu janë varrezat e qytetit dhe këtu bëhej një katrahurë e jashtëzakonshme para se të mbaronte ky segment sepse rruga ishte shumë herë më e  ngushtë dhe  e pashtruar.

Rama: E di mo se kam qenë unë këtu, ishte rrugë për tanke. Këtu ishte rrugë që ngjallej i vdekuri dhe vdisnin të gjallët që po e çonin në varreza.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LAJM I MIRË/ Evis Kushi shkon tek Denisa e vogël dhe i çon mjetet shkollore: Tani mund të ndjekësh edhe ti mësimet... (VIDEO)
Previous article "KËRCËNON" MAZHORANCËN/ Maliqi: Po guxuat të bëni realitet ndryshimet në Kodin Zgjedhor, do rrethojmë parlamentin dhe do ju hedhim...

s.autor

Postime të ngjashme

"DIL JASHTË TË FLASIM"/ Zbardhet si përfundoi i vrarë me thikë në fyt 24-vjeçari shqiptar në Itali Aktualitet

"DIL JASHTË TË FLASIM"/ Zbardhet si përfundoi i vrarë me thikë në fyt 24-vjeçari shqiptar në Itali

REAGON DASH: Uashingtoni i jep Shqipërisë 302 mln $, marrëveshja historike për modernizimin e ushtrisë Breaking News

REAGON DASH: Uashingtoni i jep Shqipërisë 302 mln $, marrëveshja historike për modernizimin e ushtrisë

AKSIDENT NË LEZHË-MILOT/ Humb jetën këmbësori 50-vjeçar! Dyshohet se i preu rrugën makinës Aktualitet

AKSIDENT NË LEZHË-MILOT/ Humb jetën këmbësori 50-vjeçar! Dyshohet se i preu rrugën makinës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT