Detaje të reja për hetimet që prokuroria e Pukës po kryen lidhur me Davide Pecorellin. Mësohet se nga verifikimet e kryera deri më tani, hetuesit dyshojnë se biznesmeni italian është ndihmuar nga një prift në vendin tonë.
Ky person mendohet ta ketë dërguar Pecorellin nga Shqipëria deri në një manastir në Medugorje, në Bosnjë. Ndërmjetësimi mes Pecorellit dhe priftit shqiptar dyshohet të jetë bërë nga priftërinj të huaj.
Që prej fillimit të ngjarjes prokuroria ka marrë në pyetje 13 persona, mes te cilëve edhe të dyshuar që kanë ndihmuar të kalojë kufirin.


