• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
INSAT: Aksidentet rrugore në 2022 u ulën me 15.3%, me pak të plagosur e të vdekur
Home
Sociale

INSAT: Aksidentet rrugore në 2022 u ulën me 15.3%, me pak të plagosur e të vdekur

18 January, 2023 s.autor Aktualitet, Sociale

INSTAT ka bërë publik raportin vjetor të aksidenteve rrugore. Instituti i statistikave, ka konstatuar se një tendencë rënëse me 15.3 % aksidente më pas se viti 2021.

Në 12 muajt e vitit të shkuar numërohen 1.165 aksidente rrugore nga 1.376 aksidente, të ndodhura në vitin paraardhës. Shifrat zyrtare tregojnë se në muajin e fundit të vitit dhjetor 2022 numërohen 105 aksidente rrugore nga 119 të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Më pak llogaritet edhe numri i të aksidentuarve, ku konkretisht janë 1.599 persona nga 1.860 persona të aksidentuar në vitin 2021.

Duke u ndalur në analizimin e shifrave të dhjetorit INSTAT raporton se numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 120 persona nga 134 në muajin Dhjetor 2021 dhe në shumicën e rasteve shkak i këtyre aksidenteve kanë qenë drejtuesit e mjeteve. Sipas statistikave në 79,0% të rasteve, aksidentet rrugore kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 28,6% të numrit të aksidenteve gjithsej. Numri i aksidenteve rrugore për këtë grup-moshë është i njëjtë me numrin e aksidenteve rrugore në Dhjetor 2021.

Më të ndërgjegjësuar duket se kanë qenë këmbësorët në anën tjetër duke ulur numrin e rasteve kur shkak për aksidente janë bërë këta të fundit. Aksidentet rrugore, në 14,3% të rasteve, në vitin 2022 kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur me 20,5%.

TË DHËNA PËR AKSIDENTET

Viti 2021

1.376 ngjarje rrugore

1.860 persona tw aksidentuar

Viti 2022

1.165 ngjarje rrugore

1.599 persona të aksidentuar

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPËRTHEN NDAJ PERËNDIMIT/ Lavrov: Faji i SHBA dhe BE që nisëm luftën në Ukrainë
Previous article EMRAT/ Të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, arrestohet 4 persona në Vlorë

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Stuhia shkaktoi probleme në rrjetin elektrik në Himarë, humb jetën gjatë ndërhyrjes për rregullimin e defektit punonjësi i OSHEE-së Aktualitet

E RËNDË/ Stuhia shkaktoi probleme në rrjetin elektrik në Himarë, humb jetën gjatë ndërhyrjes për rregullimin e defektit punonjësi i OSHEE-së

MOT I KEQ PAS TEMPERATURAVE TË LARTA/ Rikthehen reshjet e shiut në vend! Era merr para karriget në Vlorë Aktualitet

MOT I KEQ PAS TEMPERATURAVE TË LARTA/ Rikthehen reshjet e shiut në vend! Era merr para karriget në Vlorë

DHIMBJA E KOKËS NGA DIELLI I FORTË/ Pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta Aktualitet

DHIMBJA E KOKËS NGA DIELLI I FORTË/ Pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT