• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
INKURAJON ZHBLLOKIMIN E FAKULTETIT/ Dekani i Drejtësisë: Studentët më dorëzuan… (VIDEO)
Home
Sociale

INKURAJON ZHBLLOKIMIN E FAKULTETIT/ Dekani i Drejtësisë: Studentët më dorëzuan… (VIDEO)

17 January, 2019 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Dekani i Fakultetit të Drejtësisë, Artan Hoxha, ka folur për mediat rreth situatës në këtë fakultet, ku një grup i vogël studentësh politik, prej ditësh pengojnë mësimin për të gjithë studentët e tjerë si dhe vazhdimin e procesit të dorëzimit të dokumentacionit nga studentët për tarifat dhe bursat.

I pyetur nga ATSH rreth kësaj situate ku disa studentë janë të ngujuar brenda ndërsa te tjerë presin të zhvillojnë mësim jashtë, Hoxha është shprehur se ai është në të njëjtën linjë me UT, pra qe procesi duhet te vazhdoje normalisht qe zgjidhjet te vihen ne jete dhe te mos penalizohen te gjithe ata qe duan te bejne mesim e qe jane pjesa derrmuese e studenteve.

Hoxha thotë se ditën e sotme ai ka marrë nga studentët që janë shumë më shumë se ata që janë ngujuar e kanë bllokuar fakultetin, një shkresë (peticion) të firmosur për vazhdimin e mësimit.

Dekani shprehet se sa më shumë humbin orë mësimi studentët nga ky bllokim, aq më shumë do të shtyhet viti akademik, i cili do të dështojë nëse nuk zhbllokohen ambientet.

Duke folur për kërkesat e studentëve të ngujuar ndaj Universitetit, Dekani Hoxha u shpreh se ata kanë pranuar kërkesat e tyre dhe po iu jepet zgjidhje dhe se është diskutuar me ta që të mbajnë një pjesë të ambjenteve që nuk cënojnë procesin mësimor apo shërbimet që Universiteti duhet të japë për studentët, në mënyrë që pjesa tjetër që duan të zhvillojnë mësim të ushtrojnë të drejtat e tyre.

Por, Dekani Hoxha teksa konfirmon se është në komunikim të vazhdueshëm më ata që kanë bllokuar Fakultetin, thotë se aty nuk janë vetëm studentë të këtij fakulteti, por edhe studentë nga fakultete të tjera apo edhe persona që nuk janë studentë. E thënë këtë nga dekani Hoxha, mund të kuptojmë se bllokimi po bëhet nga persona të jashtëm në bashkëpunim me disa brenda, për interesa mesa duket politike, edhe pse dekani Hoxha shprehet se ai personalisht nuk ka kërkuar të mësojë diçka të tillë.

Duke  iu përgjigjur akuzave të PD se Hoxha po bën presion ndaj studentëve, ai u shpreh se ai nuk bën komente politike dhe se për akuzat e PD, mund të pyeten studentët. Më tej ai shprehet se ai ka si shqetësim universitetin e jo akuzat politike, ndaj ju bën thirrje studentëve që të fillojë normalisht procesi mësimor.

Hoxha tha gjithashtu se janë pranuar kërkesat e studentëve që kanë të bëjnë me shtyerjen e afatit të provimeve, mos-penalizimin nga mungesat etj, që në datë 10 janar.

Dekani i Drejtësisë thekson gjithashtu se UT ka përshëndetur protestën e studentëve dhe ju ka kërkuar atyre që të kthehen në auditorë e të mos pengojnë mësimin dhe të mos humbin asnjë orë mësimi sepse vetëm kështu, sepse kjo e vështirëson realizimin e kërkesave të tyre që thamë më lart.

LIVE – DEKANI I FAKULTETIT TË DREJTËSIË, ARTAN HOXHA

Gepostet von Agjencia Telegrafike Shqiptare am Donnerstag, 17. Januar 2019

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMËROHET LEGJENDARI MENOTTI NË ARGJENTINË/ Maradona i lumtur: Kthehet personi që ndryshoi futbollin tonë (FOTO)
Previous article "PUNTORE DHE LUFTARAKE"/ Rita Ora uron të ëmën për ditëlindje me foto të rralla nga fëmijëria

Delo.autor

Postime të ngjashme

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Ja emrat e rinj të drejtuesve Aktualitet

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Ja emrat e rinj të drejtuesve

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës Aktualitet

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT