• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INJOROJNË METËN/ Vëzhguesit e OSBE/ODIHR-it vijojnë takimet me kandidatët e 30 qershorit
Home
Politikë

INJOROJNË METËN/ Vëzhguesit e OSBE/ODIHR-it vijojnë takimet me kandidatët e 30 qershorit

25 June, 2019 Lubjana.autor Breaking News, Politikë

Pavarësisht qëndrimit të Presidentit, Misioni i vëzhguesve te OSBE/ODIHR-it në vendin tonë duket se i kane injoruar deklaratat e Ilir Metës për anulimin e datës së zgjedhjeve në 30 qershor dhe po vijojnë normalisht punën e tyre për vëzhgimin e zgjedhjeve. Çka do të thotë se OSBE/ODIHR, dy organizatat që certifikojnë procesin zgjedhor në Shqipëri, e njohin datën 30 qershor si ditë zgjedhjesh në vendin tonë.

Pas regjistrimit edhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 30 qershorit, vëzhguesit e OSBE/ODIHR kanë vijuar takimet e tyre me kandidatët për bashkitë.

Ndonëse, na ndajnë edhe pesë ditë nga data e zgjedhjeve, OSBE/ODIHR ka sjellë qindra vëzhgues afatshkurtër për të vëzhguar zgjedhjet, që do të thotë se misioni i cilëson zgjedhjet e 30 qershorit si zgjedhje normale.
Si në çdo palë zgjedhje të mëparshme, OSBE/ODIHR po ndjekin të njëjtën praktikë.

Ndërkaq, vëzhgues të misionit të OSBE/ODIHR, të drejtuar nga Audry Glover u takuan sot me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili kandidon në këto zgjedhje për një mandat të dytë. “I lumtur që prita në një takim Amb. Audrey Glover, e cila drejton Misionin e Vëzhguesve të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet e 30 qershorit në Shqipëri! Pas vëzhguesve afatgjatë tashmë të akredituar, presim që qindra vëzhgues të tjerë afatshkurtër të mbulojnë Tiranën dhe 60 bashki të tjera përgjatë fundjavës”, shkruan Veliaj në Twitter.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article THYEJNË KORDONIN E POLICISË/ Militantët e PD nisen në këmbë drejt aeroportit të Kukësit
Previous article 30 QERSHORI/ Ja si e priti Tropoja kryeministrin Rama (FOTOT)

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit Aktualitet

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit

GRUSHTE E SENDE TË FORTA/ Sherr i dhunshëm mes disa personave në Sarandë. 6 të shoqëruar Aktualitet

GRUSHTE E SENDE TË FORTA/ Sherr i dhunshëm mes disa personave në Sarandë. 6 të shoqëruar

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT